Albspirit

Media/News/Publishing

Hermann: Me gjasë “atentat vetëvrasës me sfond islamist”

Një sirinan 27 vjeçar hedh veten në erë dhe plagos 12 të tjerë natën e së dielës (24.07) në Ansbach. Këtë e bëri të ditur ministri i Brendshëm bavarez, Joachim Hermann. Një sulm vetëvrasës apo akt dëshpërimi?

Deutschland Bombenanschlag in Ansbach

Shpërthimi në Ansbach është bërë me qëllim sipas ministrit të Brendshëm gjerman, Joachim Hermann (CSU). Autori një 27 vjeçar refugjat sirian ka pasur qëllimin “të ndalë” një festival muzikor, por nuk ka arritur të futet në territorin e brendshëm, është shprehur Hermann, natën e së hënës në një konferencë shtypi. Lënda eksplozive në çantën e shpinës ka mjaftuar për të vrarë apo plagosur shumë vetë, ka thënë Hermann. Për dpa-në, ai tha se është e mundur që sulmi të jetë me sfond islamist.

Deutschland Ansbach Explosion Rettungssanitäter

Refuzimi i kërkesës për azil

Siriani, i cili ka ardhur para dy vitesh në Gjermani ka bërë kërkesën për azil, por kërkesa iu refuzua para një viti, dhe prej atëherë refugjati ka jetuar vetëm me vizën e përkohshme “Duldung”. Ai banonte në një qendër azili në Ansbach. Dy herë siriani është përpjekur të vrasë veten, dhe ka qenë trajtuar në një spital psikiatrik. E paqartë është ende nëse ky akt është vetëvrasjeje, apo ai kishte si qëllim të vriste edhe të pafajshëm. Kjo mbetet të sqarohet, ka thënë ministri Hermann, duke theksuar se tek viktimat ka edhe disa të plagosur rëndë.

Deutschland Ansbach Explosion PK Joachim Herrmann

Autoritetet po verifikojnë, nëse sulmi mund të kategorizohet si akt terrorist. Prokurori Michael Schrottberge tha para gazetarëve, se e rëndësishme është të dihet, me kë ka komunikuar autori më parë.

Shpërthimi në Ansbach ndodhi rreth orës 22:00 të dielën (24.07). Presidenti i policisë së Nurembergut ka bërë të ditur, se autori është përpjekur të hyjë në territorin ku zhvillohej një festival muzikor, por është refuzuar, sepse nuk kishte biletë. Forcat e shpëtimit janë përpjekur të shpëtojnë autorin, por ai ndërroi jetë nga plagët e marra. Hetuesit kanë gjetur edhe një celular tek autori i sulmit. 200 forca policia u dërguan gjatë natës në Ansbach.

Please follow and like us: