Albspirit

Media/News/Publishing

Vuçiq takon ambasadorin rus në Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur në takim ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko, transmeton Anadolu.

Presidenti serb në rrjetet sociale ka njoftuar se e ka informuar ambasadorin Bocan-Harçenko për “lëvizjen e fundit të njëanshme të Prishtinës, të drejtuar qartë kundër popullit serb në Kosovë, si dhe për pasojat e mundshme të këtij akti të papërgjegjshëm të regjimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti”.

“Diskutuam marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin ndërmjet Serbisë dhe Federatës Ruse, si dhe çështje të tjera rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët”, theksoi Vuçiq.

Presidenti serb shtoi se ai përsëriti mirënjohjen e tij ndaj Rusisë për mbështetjen e saj në respektimin e integritetit territorial të Serbisë.

https://www.aa.com.tr/sq/politik%C3%AB/vuciq-takon-ambasadorin-rus-n%C3%AB-beograd/3125180

Please follow and like us: