THIRRJE PËR PJESËMARRJE TË STUDENTËVE TË KOLEGJIT AAB NË SHKOLLË VERORE PËR LIDERSHIP 2024
6 Shkurt 2024
Ftohen studentët e Kolegjit AAB të aplikojnë për pjesëmarrje në Shkollën Verore për Lidership 2024, e cila mbahet nga 6 – 16 gusht 2024 në Shtutgart të Gjermanisë.
Kushtet për aplikim janë:
- Aplikantët duhet të jenë studentë ose të sapodiplomuar nga 21 deri 26 vjeç
- Duhet të kenë origjinën nga Evropa Qendrore ose Lindore
- Kërkohet nivel i mirë i gjuhës angleze
- Kërkohen kandidatë që janë të motivuar, proaktivë dhe të gatshëm për t’u sfiduar
- Përfshirja aktive në aktivitetet e komunitetit do të konsiderohet si avantazh
Aplikimet mbeten të hapura deri më 15 shkurt 2024. Kandidatët e interesuar duhet të klikojnë faqen e organizatës dhe ta plotësojnë aplikacionin: https://www.mummert-alumni.de/leadership-summer-school-2024/
Për hollësi të tjera, shikoni faqen zyrtare: https://www.mummert-alumni.de/about-the-association/
Please follow and like us: