Astrit Lulushi: Fantazi-shkencë
Imagjinoni një makinë kohe, që mund të kapë, ndër të tjera, holograme tredimensionale të kryqëzimit dhe vdekjes së Jezusit; një fjalim të Napoleonit; Fjalimin e parë të Ciceronit kundër Katilinës; ose për ne shqiptarët, kthimin e Skënderbeut në Krujë si prijës e luftëtar dhe jo si kaçak. Fakti që turqit ende e konsiderojnë tradhtar, tregon se Skënderbeui i braktisi ata për të luftuar kundë tyre.
Një argument i ngjashëm përdorej nga dikatura që i konsideronte të arratisurit si tradhtarë dhe sot nuk u jep të drejtën pë të votuar; çka tregon se vetëm fasada ka ndryshuar
Nejse…, në vitet 1950, At Pellegrino Ernetti, (1925 – 1994), një murg benediktin, muzikolog i shquar, mbajtës i katedrës së Prepolifonisë në Konservatorin Benedetto Marcello në Venecia, pretendoi se kishte krijuar një pajisje të tillë, makinë kohe, të quajtur kronvizor.
Të ndërtosh një makinë kohe është teorikisht e mundur.
Ekspertët pajtohen me këte ide, por do të jetë e vështirë për t’u zbatuar. Astrofizikanti Ron Mallett, matematikani dhe fizikani teorik Ben Tippett dhe astrofizikanti David Tsang bien dakord se do të duhen vite përpara se dikush të marrë të gjithë komponentët e nevojshëm për të montuar një të tillë.
Aktualisht e vetmja mënyrë për të udhëtuar në kohë duket se është përdorimi i imagjinatës, një vektor që nuk duhet nënvlerësuar, pasi disa dekada më parë eksplorimi i hapësirës konsiderohej si fantazi e pastër dhe sot anijet hapësinore marrin edhe turistë.