Albspirit

Media/News/Publishing

Përmirësimi i cilësisë dhe forcimi i sistemit arsimor parauniversitar!   

 

Ana Llazo, eksperte e edukimit

Rezultatet e arsimit dhe performanca në këtë fushë jane nje faktor i rendesishem ne te ardhmen e vendit dhe zhvillimin ekonomik. Prioritetet kyçe të përcaktuara nga strategjia kombëtare e arsimit përfshijnë kapacitetet menaxhuese, kushtet e të nxënit dhe strukturat arsimore.

Migracioni nga zonat rurale në zonat urbane ka ndikuar negativisht duke sjellur mbipopullim në shkolla. Mungesa e materialeve pedagogjike dhe infrastruktura kane ndikuar në përparimin e ngadaltë në qasjen e të nxenit inovativ dhe bashkëkohor.

Përmirësimi i këtyre kushteve të infrastrukturës dhe materialeve pedagogjike ka pasur ndikim të menjëhershëm në përmirësimin e cilësisë së arsimit në shkollat tona.

Përmirësimi i kurrikulës është një tjetër faktor kyç me fokusimin te nxënësi nga e cila përfitojnë jo vetem nxënësit e sistemit parauniversitar por edhe stafet pedagogjike.

Për të pasur një arsim cilësor qasjet ne reformat duhet të jenë në përputhje me legjislacionin e vendeve te zhvilluara ne fushen e edukimit në përputhje me kushtet aktuale të vendit. Duhet të egzistojë një studim real se në çfarë niveli është mësimdhënia dhe aftësia e nxënësve shqiptar në mënyrë që të arrijnë të përvetësojnë në mënyrën më të mirë të mundëshme mangësitë dhe të japin rezultate të larta në maturën shtetërore, por jo vetem.

Një tjetër aspekt lidhet me licensimin dhe mbikëqyrjen e subjekteve arimore private dhe shtetërore i ngritur në pikëpamjen e përmirësimit të vazhdueshëm dhe parandalimit të rasteve të padëshiruara në institucionet tona arsimore.

Arsimi ka nevojë për reforma të vazhdueshme të shtrira në kohë dhe me alternativa që japin një reformim zgjidhje dhe jo thjesht eksperiment.

Please follow and like us: