Astrit Lulushi: Izraeli
Sipas Josephus, historian hebre, 10 fiset jetonin në lindje të Eufratit. Thuhet se janë njerëzit që erdhën nga Evropa dhe themeluan Izraelin modern.
Që kur asirianët pushtuan Mbretërinë Veriore të Izraelit duke lënë Mbretërinë Jugore të Judës, si mbetje të federatës së vjetër izraelite, hebrenjtë (judatë-banorë të Mbretërisë izraelite jugore) ishin përpjekur të përballonin traumën duke shpikur histori mbi fiset e humbura që ende mbijetojnë disi dhe ruajnë identitetin e tyre.
Vetëm hebrenjtë (judaitët) dhe samaritanët (mbetja e rrallë e fiseve veriore) kanë mbijetuar deri më sot.
Gjatë kohës së Josephus, pati një rebelim hebre kundër pushtimit romak (disa qindra vjet pas humbjes së Mbretërisë Veriore dhe pushtimit të Judës nga babilonasit dhe një mori ngjarjesh të tjera që çuan në pushtimin romak të Judesë). Rebelimi dështoi dhe romakët i ndëshkuan hebrenjtë duke i dëbuar nga toka e tyre.
Për 2000 vjet, hebrenjtë jetuan të shpërndarë nëpër botë. Hebrenjtë që themeluan Izraelin modern ishin pasardhësit e këtyre të mërguarve të lashtë.
Please follow and like us: