Albspirit

Media/News/Publishing

Ibrahim Vasjari: Ditë fëmijërie

 

Rri e sjell ndërmend

Ditë fëmijërie

Bëj t’i nxjerr në dritë

Kohët hedhin hije.

 

Po nuk merakosem

Ia di rrugët fshatit

Ia di dredhat Vjosës

Si trillet e fatit.

 

Edhe pse ndër vite

Vij duke roitur,

Kërrusur nga shtati

Nga hallet vithisur.

 

Herë gjysma dremitje,

Herë gjysma përgjumur,

Kthehem pas ndër vite,

Në kohën e humbur.

 

Aty më pik malli,

Vij me frymë të mbushem

Trëndelinash mali

Luleshqera fushe.

 

Nga cikli poetik “Jehone rinore”.

 

Please follow and like us: