Albspirit

Media/News/Publishing

Grushti i shtetit në Turqi, arrestohen 62 fëmijë

Grushti i shtetit në Turqi, arrestohen 62 fëmijë

Autoritetet turke kanë arrestuar 62 fëmijë të cilët i akuzon për tradhëti kombëtare pas tentativës së dështuar për grusht shteti. Të miturit janë të moshave midis 14 dhe 17 vjeç dhe raportohet se nuk janë lejuar që të komunikojnë me prindërit që prej shoqërimit të tyre. 62 të miturit studionin në gjimnazin ushtarak Kuleli, i cili është më i vjetri i llojit të tij në Turqi. Ata do të qëndrojnë në qelitë e burgimit deri në momentin që gjykata të marrë një vendim përfundimtar. Në prononcimet e tyre për mediat ndërkombëtare, prindërit e të arrestuarve thonë se fëmijët e tyre janë të pafajshëm dhe se nuk kanë lidhje me grushtin e shtetit. Deri më tani, numri i personave që janë arrestuar ose janë shkarkuar nga detyra ka arritur në 60.000. Pjesa më e prekur nga ky total kanë qënë ushtarët, të cilët raportohet se po qëndrojnë në kushte çnjerëzore, gjë që është kritikuar ashpër edhe nga organizatat ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Amnesty International i bëri thirrje qeverisë turke që t’i trajtojë të burgosurit me dinjitet si dhe të shmangë torturat gjatë mbajtjes së tyre. Gjithashtu, në rradhët e personave të shkarkuar nga detyra përfshihen gjyqtarë, oficerë policie, pedagoë, mësues etj. Personave që janë pjesë e sistemit arsimor, qeveria u ka ndaluar edhe punësimin jashtë vendit.

Please follow and like us: