Albspirit

Media/News/Publishing

A varet fati i Shqipërisë nga gishti dhe trendi i LSI-së?

Mes LSI dhe PS ka nisur një lojë deklaratash dhe kundërdeklaratsh pas divorcit publik të paktën sa i përket reformës në drejtësi, ku partia e Ilir Metës doli kundër variantit të qeverisë dhe mbështeti kauzën e opozitës. Përflitet se dy partnerët në koalicion kalojnë ditë të vështira, por qëndrojnë formalisht në pushtet për të mos humbur pozitat. Në këtë kontekst marrin kuptim edhe deklaratat nga të dyja krahët për pakënaqësi ndaj njërës-apo tjetrës palë. Ishte Fatmir Xhafa që deklaroi dy ditë më parë se ka një funksionim anormal të koalicionit, ndërsa Luan Rama në një interevistë për Panorama, zbulon rezervat që ka LSI për 2-3 ministra socialistë, por pa përmendur emra. “Nëse ne kemi rezerva, përkatësisht pretendime jo vetëm për 2-3 ministra, po për gjithë sistemin qeverisës në vend, e bëjmë pikërisht të nisur prej interesit madhor të shërbimit ndaj vendit. Kërkesa për impulse të reja në qeveri është një angazhim patriotik që udhëhiqet nga interesi i qytetarëve”- thotë Rama.
Ajo që e bajatos këtë histori është argumenti se gishti i LSI-së ndaj qeverisë dhe ndonjëherë edhe ndaj vetes argumentohet si kritikë e shëndetshme, nisur nga intersi kombëtar! Pak të thuash populiste. Në lidhje me bashkëpunimin e ardhshëm elektoral, Rama shprehet se do të jetë Konventa kombëtare e LSI-së që do të vendosë në vjeshtë trendin e qëndrimeve politike të kësaj partie. Me siguri kjo do të shtojë ankthin e socialistët..

Please follow and like us: