Rrebelohet pas peticionit Elena Kocaqi: Të mbyllet Akademia e Shkencave!
Peticioni i firmosur nga një grup intelektualësh dhe studiuesish drejtuar AMA-s për marrjen e masave mbi dezinformimin shkencor bëri që ky të ishte lajm i kësaj jave.
Letrën e akademikëve disa e kanë konsideruar një censurë mediatike, ndërsa dhjetëra të tjerë e kanë fimrosur. Elena Kocaqi është një nga studiueset, e cila është ndjerë e prekur nga ky peticion pasi deklaron se është shkruar edhe kundër librave të saj.
Bruna: Paragrafi që ju ka prekur ju veçanërisht është ky: “Një tjetër detyrim i AMA-s i përcaktuar në statusin e këtij autorieti është moslejimi i konflikteve ndër etnike në emisionet televizive. Ky detyrim nuk zbatohet siç duhet kur parqiten si të vërteta të dhëna të cilat nuk kanë asnjë bazë lidhur me prejardhjen ë shqipëtarve e të finjëve tanë sicc ndodh me vendet e tjera të cilave u mohoet kombi, historia, gjuha”.
Elena Kocaqi: Ja ky është budallalliku më i madh që kanë shkruar ata për mua sepse ju si media duhet të informoni, unë si studiuese duhet të sjell informacion. Ti si studiues mere librin tim unë e kam me citime dhe referime nëqoftëse faktet që sjell unë aty nuk janë të vërteta dil atje dhe thuaj këto nuk jamë të vërteta. Sipas tyre unë mos ta shikoj mos të merrem me origjinën e shqiptarëve se u prishte puna atyre, sepse kërkojnë ende të zaptojë territoret shqipëtare.
E kuptoni që ata kanë dalë hapur që mbrojnë interesat e të tjerve sesa interesat e Shqipërisë. Për mendimin tim vetëm për këtë paragraf Akademia e Shkencave nuk duhet të jetë më. Jemi i vetmi vend që harxhojmë miliona dollarë me njerëz që nuk bëjnë një libër ose një studim sepse askund më botë nuk ndodh kjo. Shkenca bëhet në universitet, le të vinë aty dhe ty punohet.
Nuk ka pse ne të marrim njerëz që i vendosin vetes tituj nuk bëjnë asgjë dhe dalin aty dhe flasin për të tilla gjëra. Unë kur flas për arbëreshët e Greqisë i referohem studiuesve më të mirë. Pse nuk zemërohet shteti atje me studiuesit e vet por zemërohet shteti im kur unë referoj dhe citoj studiuesit atje. Kjo është një ide skandaloze nga pikpamja shkencore.