Gjelok Marko: Aleksandër Vuçiçi dhe Reinhard Heydrich
Reinhard Heydrich
Historia na tregon se ka paralelizma të habitshme midis diktatorëve, midis kriminelëve, midis vrasësve masivë të verbuar nga makutëria për karrierë, mendjet e të cilëve janë të pushtuar nga fanatizmi dhe ideologjitë e errësirës. Po të shohim dhe të analizojmë karakterin dhe veprimtarinë e presidentit të sotëm të Serbisë Aleksandër Vuçiç vërejmë shumë paralelizma dhe një ngjashmëri të frikshme me një nga figurat më të errta Nazizmit:
Reinhard Heydrich (lindur më 7 mars 1904 në Halle an der Saale, sot: Halle (Saale); † 4 qershor 1942 në Pragë). Ai ish biri i një familje nacionalistësh ekstremë. Humbja e Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore shihej në familjen e tij si një katastrofë e cila duhej kompensuar. Sipas parimeve ekstreme nacionaliste fajtorë për këtë humbje nuk ishin gjermanët, pasi ata ishin gjithmonë një racë e zgjedhur të cilët triumfonin e kishin sukse gjithmonë; fajtorët e vërtetë për humbjen e luftës dhe për gjithcka të keqe ishin hebrenjtë që ishin brenda tyre. Ata hebrenjtë, i tradhëtonin dhe pengonin që raca e kombi gjerman të pushtonin territoret që u takonin dhe të merrnin rolin dhe pozitën që u takonte në botë. Reinhard Heydrich, si pasojë e edukimit që kish marrë ish i bindur se ai kish si mision të shkatërronte pa mëshirë gjithë armiqtë që pengonin “Kombin e Zgjedhur Gjerman” të merrte të drejtat e tij. Gjithashtu ai ish i bindur se meqë ai ish i gjatë (1,91 m,) dhe i pashëm i kish të drejtën të zhdukte të tjerët që ishin “raca të ulta”. Në 1 qershor 1931 Reinhard Heydrich u bë antar i Partisë Naziste (NSDAP) dhe menjëherë filloi të ngjit me shpejtësi shkallët e karrierës: në Gestapo, në hijerarkinë e SS,etj, etj.Krijoi njohje personale fillimisht me Hermann Göring dhe Heinrich Himmler dhe më vonë me vetë Adolf Hitlerin. Hitleri e konsideronte Reinhard Heydrich si një person të veçantë dhe hapur deklaronte se ai do të bëhej një ditë pasardhësi i tij në pushtet: Fyhrer i Gjermanisë. Reinhard Heydrich u porosit nga Hermann Göring më 31 korrik 1941 të organizonte të ashtuquajturën “Zgjidhjen përfundimtare të çështjes hebraike” dhe ishte një nga organizatorët kryesorë të Holokaustit deri në vdekjen e tij. Në këtë rol, ai drejtoi Konferencën e Wannsee në Berlin më 20 janar 1942, në të cilën u diskutua dhe u planifikua shfarosja e gjithë hebrenjve. Reinhard Heydrich mori si detyrë të organizonte shfarrosjen e hebrenjve. Sipas planit të tij do të shfaroseshin në një kohë të shkurtër më tepër se 11 milionn hebrenj. Pikërisht në këtë kohë dalin disa akuza se vetë Reinhard Heydrich ish me origjinë hebraike. Dolën disa persona dhe e akuzuan për këtë gjë në Gestapo dhe kërkuan të bëhen hetime. Akuzat nuk mundën të vërtetoheshin, por hija e dyshimit mbeti. Këtë hije dyshimi Reinhard Heydrich u mundua ta largojë nga emri i tij duke treguar një zell dhe egërsi më të madhe se të gjithë të tjerët. Ai organizoi incidentin (gjoja sulmin e Polonisë kundër gjermanëve që shërbeu si arsyetim propagandistik për sulmin ndaj Polonisë, etj, etj, etj…). Kudo që shkonte Reinhard Heydrich linte pas shkrumb e hi.
Në fillimin e prillit 1942 po flitej se Reinhard Heydrich do të caktohej si komandant me fuqi të plota në Francë me detyrën të shkatërronte rezistencën klandestine franceze të mbështetur nga Britania. Ky lajm e alarmoi aq shumë Britaninë, pasi dihej se kudo ku shkonte Reinhard Heydrich pasojat ishin të tmerrshme. Për këtë shërbimi sekret Britanik organizoi atentatin kundër tij.
Heydrich u plagos rëndë në një atentat nga luftëtarët e rezistencës çekosllovake në Pragë, persona të stërvitur e të sjellë direkt nga Anglia, më 27 maj 1942 dhe vdiq tetë ditë më vonë. Analistët janë të mendimit se një nga arsyet kryesore të egërsisë dhe të zellit të Reinhard Heydrich ish kriza e identitetit të tij personal: Akuza se ai vetë kish origjinë hebraike. Kjo e detyronte atë të ish më zellshëm më efektiv se gjithë të tjerët. Me këtë ai desh të provonte se edhe ai i përkiste racës së zgjedhur ariane dhe nuk kish gjak të racave të ulta në familjen e tij.
Aleksander Vuçiç gjithashtu është në pozita tepër të ngjashme. Serbët gjithashtu e konsiderojnë vetveten racë e zgjedhur madje me prejardhje dhe misione hyjnore. Për serbët populli që i pengon të plotësojnë misionin e tyre hyjnor, për të marrë pozitëm që u takon, janë shqiptarët, të cilët ata i konsiderojnë racë e ulët dhe inferiore. Jo para shumë viteve “shkencëtarët” serbë mundoheshin të bindnin botën se shqiptarët kishin bisht dhe ishin shumë afër majmunit. Zellin e tij prej SS Aleksander Vuçiç e ka shprehur në deklaratat si “Për një serb të vrarë ne do të vrasim 100 …” etj, etj… Edhe për Aleksandër Vuçiç ka akuza se babai i tij mund të jetë një shqiptar, pra kriza e identitetit te Aleksander Vuçiç është me e madhe se te Reinhard Heydrich. A ka argumenta që të na bëjnë të besojmë se egërsia e Aleksandër Vuçiçit kundër shqiptarëve do të jetë e barabartë me egërsinë e Reinhard Heydrich ndaj Hebrenjve?
Mbase më e madhe?