Romana Vlahutin: Do të duhen 3 vjet për kontrollin e gjyqtarëve dhe prokurorëve!
Procesi i ndërlikuar i vetingut, ose i kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve do të zgjasë disa vite. Sipas ambasadores së Bashkimit Europian në vendin tonë, mund të zgjasë për 3 vjet, një periudhë kohe e gjatë, por e pandalshtme thotë Vlahutin. Gjatë një prononcimi për mediat në Kukës, Vlahutin ishte optimiste se përfitimet e reformës në drejtësi do të shihen shpejt.
“Ne do të shikojmë disa përfitime që do të duken shumë shpejt. Faza e parë është ajo e vetingut, por edhe vetë vetingu mund të dojë 3 vjet. Kjo është reforma më e madhe që do të ndërmarrë ndonjëherë Shqipëria në rrugën e BE. Prandaj duhet të jemi realist, edhe për atë sa kohë do të duhet, ajo që është e rëndësishme nuk ka kthim prapa, duhet të vazhdohet të ecet përpara dhe ju premtoj që BE në këtë aspekt do të jetë tejet i saktë në mënyrën e zbatimit të standardeve”, është shprehur Vlahutin.