Granit Zela: In memoriam, John Updike!
John Updike (18 mars 1932 – 27 janar 2009), do të ishte këtë muaj 92 vjeç! Romancier, poet, tregimtar, kritik arti dhe kritik letrar amerikan. Një nga katër shkrimtarët e vetëm që fitoi çmimin Pulitzer për prozën më shumë se një herë (të tjerët ishin Booth Tarkington, William Faulkner dhe Colson Whitehead), ai botoi më shumë se njëzet romane, më shumë se një duzinë përmbledhjesh me tregime, si dhe poezi, kritika artistike dhe letrare dhe libra për fëmijë gjatë karrierës së tij. Qindra tregime, recensione dhe poezi iu botuan në The New Yorker duke filluar nga viti 1954. Shkroi rregullisht për The New York Review of Books. Vepra e tij më e famshme është seria e Lepurit (romanet “Lepuri, vrapo”; “Lepuri kthehet”; “Lepuri është i pasur”; “Lepuri prehet”), e cila rrëfen për jetën e Herri “Lepur” Engstrëmit gjatë disa dekadave, deri në vdekje. Të dy romanet “Lepuri është i pasur” dhe “Lepuri prehet” u vlerësuan me Çmimin Pulitzer.
Please follow and like us: