Albspirit

Media/News/Publishing

PROREKTORJA E KOLEGJIT AAB E FTUAR NË CEREMONINË E HAPJES SË INSTITUTIT FRANCEZ NË PRISHTINË

27 Mars 2024

Mbrëmë është mbajtur ceremonia e hapjes së Institutit Francez në Prishtinë, ngjarje kjo e organizuar nga Ambasada Franceze ku mori pjesë prorektorja e Kolegjit AAB Venera Llunji.

Në këtë ceremoni të veçantë mori pjesë edhe presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, si dëshmi e lidhjeve të forta diplomatike mes dy shteteve.

Prorektorja Llunji tregoi përkushtimin e Kolegjit AAB për të mbështetur diversitetin kulturor dhe bashkëpunimet ndërkombëtare. Prania e saj theksoi rëndësinë e partneriteteve të tilla në pasurimin e peisazhit arsimor dhe promovimin e bashkëpunimit ndërkulturor.

Kjo ngjarje shënoi një kapitull të ri në shkëmbimin kulturor dhe arsimor ndërmjet Kosovës dhe Francës, si vazhdimësi e promovimit të iniciativave kulturore dhe arsimore nga Ambasada Franceze, ndërsa shërbeu edhe për mundësi të ndryshme rrjetëzimi, shkëmbim idesh dhe diskutim për thellimin e bashkëpunimeve.

Prorektorja e Kolegjit AAB e ftuar në ceremoninë e hapjes së Institutit Francez në Prishtinë

Please follow and like us: