Albspirit

Media/News/Publishing

Ku mund të arratiseni nëse Donald Trump fiton zgjedhjet

Emërimi zyrtar i Donald Trump si kandidat republikan për zgjedhjet presidenciale të SHBA bën që të ekzistojë mundësia që ai t’i fitojë zgjedhjet, dhe e ardhmja e vendit nën drejtimin e tij shihet me skepticizëm deri në frikë për të paktën nga disa, për të mos thënë nga amerikanët.

Por Kepi Breton duket si rrugëzgjidhja e vetme kundër frikës që i ofron një jetë amerikanëve nëse Trump ia del të drejtojë në Shtëpinë e Bardhë në nëntor. Për ishullin kanadez, interesi është rritur shumë pas uebsajtit të ri të quajtur “Arratisja në Kepin Breton nëse Donald Trump fiton Zgjedhjet”, që është hapur në fillim të këtij viti nga një moderator emisioni në radio Rob Calabrese, në një përpjekje për të rritur popullsinë e ishullit.

Kjo faqe e internetit në fillim bëri thirrjen: “Hej amerikanë, Donald Trump mund të bëhet presidenti i vendit tuaj. Nëse ndodh dhe kërkoni të arratiseni nga SHBA, ju sugjeroj lëvizjen në Kepin Breton”.

Por me kalimin e kohës slloganet e faqes kanë ndryshuar, tani për shembull shkruhet: “Ne ju mirëpresim të gjithëve, pavarësisht kë mbështesni, demokratët, republikanët apo Donald Trump-in”.

Afërsisht me madhësinë e ishullit të madh të Hauait, Kepi Breton thuhet se po përjeton një problem me numrin e popullsisë për momentin, me një numër prej 128 mijë banorësh. Në faqen e ishullit bëhet vazhdimisht thirrja: “Kemi nevojë për njerëz, kemi nevojë për ty,”.

A view of the Cabot Trail in Cape Breton

Cape Breton offers a host of outdoor attractions including Bras D'or Lake, pictured

 

Please follow and like us: