Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadori Tuta: Gylenistë ka edhe në Kroaci

Ambasadori turk në Zagreb, Ahmet Tuta në një “brifing“ për mediat kroate mbi zhvillimet e fundit në Turqi tha se pjesëtarë të Organizatës Terroriste Guleniste (FETO).

 

Ambasadori Tuta: Gylenistë ka edhe në Kroaci

Ambasadori i Turqisë në Kroaci, Ahmet Tuta ka mbajtur sot një “brifing“ për gazetarë për t’iu transmetuar atyre informacione të besueshme për zhvillimet në Turqi, që lidhen me grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut. Ai ngriti shqetësimin se disa media perëndimore raportojnë në mënyrë të pasinqertë për zhvillimet në Turqi, raporton agjencia turke AA.

Ambasadori Tuta shfaqi për gazetarët një video mbi atë se çfarë ndodhi natën e puçit, me të gjitha statistikat dhe informacionet përkatëse. Pastaj ambasadori iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, të cilat në të shumtën e rasteve kishin të bënin me mundësinë e paralajmëruar për sjelljen e dënimit me vdekje dhe për rolin e Fethullah Gylenit në tentativën e grushtit të shtetit.

Tuta tha se “po të kishte pasur sukses puçi, Turqia sot do të ishte nën një pushtet ushtarak. Kjo është arsyeja e vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme duke u vënë në shënjestër edhe të kritikave që vijnë nga BE-ja”, ndërsa si shembull mori Belgjikën dhe Francën, vende në të cilat gjendja e jashtëzakonshme ka kohë që është në fuqi.

Ai kritikoi qëndrimin e disa mediave perëndimore, të cilat sipas tij janë përqendruar te masat e ndërmarra kundër puçistëve duke anashkaluar vet tentativën për puç.

Këtë qasje ambasadori turk e quajti të pasinqertë, duke shtuar se ithtarë të Gylenit ka edhe në Kroaci, të cilët do të jenë temë diskutimi në takimet tona me zyrtarët kroatë.

Ai tha më tej se agjencitë inteligjente të të dyja shteteve janë duke bashkëpunuar në drejtim të këmbimit të informatave.

I pyetur të komentojë rivendosjen e dënimit me vdekje në Turqi dhe për pasojat që mund ti ketë ky vendim në marrëdhëniet me BE-në, Tuta tha se një kërkesë e tillë ka ardhur nga populli dhe nga opinioni i përgjithshëm në shtet, për çka ka pasur debate të shumta të organizuara.

“Nëse kërkesa e parashtruar nga opinioni i përgjithshëm diskutohet në Parlament dhe nëse propozohen amandamente të tilla, presidenti ynë tha se do ta miratojë një dispozitë të tillë ligjore”,- tha Tuta.

Please follow and like us: