Albspirit

Media/News/Publishing

Projekti filmik ‘Cirku fluturues’ në ALBASCRIPT

Në kuadër të uorkshopit të organizuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe CINEUROPA i titulluar ALBASCRIPT, që do të mbahet gjatë festivalit të filmit ballkanik në Pogradec nga 1-3 gusht, do të merr pjesë edhe projekti ‘Cirku fluturues’ me skenar dhe regji të Fatos Berishes dhe producente Vjosa Berisha, bashkëprodhim ky Kosovë-Shqipëri-Zvicërr-Kroaci.

 Projekti filmik i metrazhit të gjatë ‘Cirku fluturues’ është mbështetur për zhvillim nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë e Shqipërisë, e cila më pastaj e mbështeti edhe për prodhim. Skenari i filmit trajton një rrugëtim të një grupi të aktorëve kosovarë në kohë të rrezikshme pak para luftës së Kosovës.
 ‘Projekti ynë, sikurse edhe vet ngjarja në skenar, ka pasur rrugëtimin e vet interesant. Kemi punuar për dy vjet në zhvillimin e skenarit me disa ekspertë shumë të rëndësishëm europian dhe kemi participuar në disa punëtori shumë të mira, sikurse ajo e EAVE on Demand dhe European Script Meetings. Do ta shfrytëzojmë edhe pjesmarrjen në ALBASCRIPT për të mbledhur sygjerime dhe këshillat e fundit para se të hyjmë në fazën tjetër, ate të prodhimit’ deklaroi Fatos Berisha skenarist dhe regjisor i projektit ‘Cirku fluturues’.
 Punëtoria ALBASCRIPT është e fokusuar në zhvillimin e skenarit dhe gjatë 3 ditëve tutorët Isabelle FAUVEL dhe Giovanni ROBBIANO (për film të gjatë) dhe  Izer ALIU (për film të shkurtër) do të punojnë me skenaristët e 6 projekteve të selektuara. Koordinator i projektit është Andamion Murataj. Punëtoria ALBASCRIPT mbahet në kuadër të festivalit “Balkan Film & Food Festival”, Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë do të zhvillohet në Pogradec të Shqipërisë nga data 31 korrik-5 gusht.
Please follow and like us: