Zagori e lashtë po e harruar; monumentet e Hoshtevës ulërasin!
Nga Llukan Saqellari
Hoshteva, fshati me tri monumente kulture ose kryeqendra e Zagories sa i përket kulturës historike! Kush nuk e di le ta mësojë:
Kisha e Shënpjetrit e fundit të shek. 17, kishë e stilit bizantin, me piktura murale, e vetme në Zagori dhe e dyta pas Kishës së Labovës së Kryqit në rrethin e Gjirokastrës.
Ura e Hoshtevës,me harqe, e ndërtuar në kohën e Ali Pashë Tepelenës.
Venjat e Hoshtevës me simotrat e saj, të Doshnicës e Konckës. Drurë të vecantë dhe sipas profesorit zagorit Akile Pite, të vetmet e këtij lloji në Shqipëri dhe më gjerë.
Lexo edhe : Mariana Kondi vlerësohet me çmimin prestigjoz në Festivalin e Filmit Shqiptar në Boston
***
Po Monumentet e Hoshtevës, kjo pasuri e rrallë, ka tridhjet vjet që ka vënë Ulërimën. Përse do pyesni ju?
Se po vidhen, po shkatërrohen dhe rrëzohen për tokë! Sharra ka shtrirë njera pas tjetrës Venjat shumëshekullore! Zullume të mëdha. Të papara e të paimagjinuara më parë.
Kisha është vjedhur jo një herë, po pesëmbëdhjetë herë! Janë grabitur kondisma me vlerë të madhe e të pazëvendësushme. U zhduk i gjithë materiali i dhuruar në shekuj prej kurbetcinj hoshtevjatë me kryqe e thimjatua, c’mund të përmbajë një Kishë e pasur tradicionale.
Po fshati c’bëri? Për cdo vjedhje është ankuar te organet shtetërore, te polici i zonës, që me siguri e ka bërë problem në komisariat. Janë kryer kontrolle po me kaq cështjet e hapura janë mbyllur. Nuk u gjet asnjë vjedhës i huaj, apo i fshatit. Asnjë nuk u procedua në Prokurori. Jo një herë po 15 herë! Po cfarë shteti ashtë ky? C’demokraci e shtrembëruar është kjo e jona! C’bënë Komunat e Zagories? Media e shkruar apo televizive i kanë trajtuar problemet. Po zyrtarët e lartë e ardhur për tridhjet vjet në Zagorie c’bënë? Bashkia pse nuk vuri dorë mbi këto monumente? Pse e mbuloi prerjen e Venjave? C’interesa iu cenuan? Po dy Drejtorë Mjedisi pse mbuluan krimin ekonomik? Dhe me keq raportonin me shkrim e vulë se “nuk ka asgjë shqetësuese”! Edhe Ministria e Kulturës, e shoqëruar nga Kryetare Bashkisë, ka ardhur dy herë në Zagorie, po në Hoshtëve, në fshatin me tri Monumente, nuk ka shkelur.
***
Para nga Shteti e Mitropolia është shpenzuar. Po ku kanë shkuar? Për urën e Hoshtëvës janë dhënë dy herë fonde, po firmat kontraktuese bënë punë shkeleshko dhe mballoma e Urës u shkëput dy herë. Se edhe komunat firmosën e vulosën punën gjysmake të tyre. U ndërtua Kisha e Konckës. Me goxha para. Në situatë emergjente. Po “pikturat murale të konservuara” a u ruajtën? Jo! Ato ishin vjedhur e shkatërruar më parë! Me ato pare pse nuk u ringjall Manastiri i Shënsotirit, më i hereshmi e me histori, rrëfyesi në këtë luginë për turistët kureshtarë.
Hoshteva është fshati me tri Monumente Kulture ose kryeqendra e Zagories
Treva e Zagories dhe më gjerë po e shkel me këmbë Historinë! Këto vende të virgjëra, të lashta e të pasura me histori. Se e shkelën zyrtarët e Shtetit!
Një turist francez që jetonte në Kongo, në një tunel në kushte primitiviteti më ka thënë të lisi me i mocëm pranë Shënpjetrit Hoshtevë këto fjalë: “edhe me emrin Shën Pjetër mund të tërhiqni me dhjetra turistë kureshtarë”! Sa e sa vende historike janë mbuluar, sa të tjera nuk janë regjistruar! Sa zëra të gatshëm për ta kryer këtë detyrë nuk dëgjohen nga Bashkia, kjo njësi e madhe përgjegjëse që vazhdon ta ndotë Mjedisin me kope dhish në qendër të fshatit!
https://fjala.al/2024/06/05/zagori-e-lashte-po-e-harruar-monumentet-e-hoshteves-ulerasin/