Astrit Lulushi: Zot – Zeus

U bë i pavdekshëm pasi dëboi paraardhësit në thellësi të Tartarit; kryesoi si sundimtar i lartë hipur në Mal (Olimp); ishte Zoti i qiejve dhe mbreti i të gjithë perëndive, manifestues i vetëtimës, ligjit, rendit; ai ngjason me hyjnitë e tjera kryesore evropiane, Thor-in norvegjez dhe Jupiter-in romak. Siç thotë miti, ai ishte Zoti a Zeusi, më i riu nga të gjithë perënditë, ose më i madhi, pasi vëllezërit e motrat e tij e kaluan jetën në barkun e Kronit. Zeusi, përfundimisht u martua me motrën e tij Hera – megjithëse, të dy i kishin filluar marrëdhënien në fshehtësi më përpara. Me ‘ta, panteoni u rrit në numër nga gjashtë në 18 hyjni. Ndër pasardhësit e Zeusit numëroheshin Aresi, Hefesti, Apolloni dhe Athina, për të përmendur vetëm një pjesë të vogël. Fuqia e tij i dha titullin “Atë” (Atika) dhe u festua në të gjithë Mesdheun e lashtë si përfaqësues i vetëm i forcës, fuqisë dhe mendimit. Meqenëse mbretëria e tij ishte qielli i pafund, çdo ngjarje ose dukuri e rastësishme, që nuk mund t’i atribuohej një hyjnie të caktuar, ra automatikisht në duart e tij. Në këtë mënyrë, imazhi i tij dhe mbretëria u rritën edhe më shumë. Ashtu si çdo rajon i botës kishte malin e vet, tempujt nuk ishin më pak të zakonshëm. Duke qenë mbret i të gjitha hyjnive, pothuajse çdo qendër qyteti kishte një tempull kushtuar Zeusit, disa, natyrisht, tempuj më të mëdhenj se të tjerët. Qendra e adhurimit dhe Mali, shtrihej në një qytet të quajtur Olimp, i cili mburrej me vendin e Lojërave Olimpike. Qyteti i organizonte këto lojëra çdo katër vjet në emër të Zeusit, me flijime kafshësh dhe gosti. Një histori pretendon se altari i flijimit ishte gdhendur nga hiri i ngurtësuar i kafshëvetë të sakrifikuara.
Zeusi ishte i fiksuar pas bukurisë, duke shkuar aq larg sa të shkatërronte jetën e atyre që i konsideronte tërheqës. Shumë nga mitet përqendrohen në zotërimin e tyre me manipulime, forcë ose detyrim. Për shembull, në mitin e Evropës, ishte bërë aq i magjepsur me vajzën e mbretit fenikas, saqë u maskua si dem i bardhë i virgjër midis tufave të saj. Sipas Hesiodit, demi thithi një “crocus shafran”. Europa u magjeps nga demi, duke u hedhur përfundimisht mbi kurrizin e tij. Demi i maskuar, u nis me vrap në oqean, duke e çuar Evropën në ishullin e Kretës. Pastaj zbulohet dhe “josh” Evropën, nën një pemë me gjelbërim të përhershëm. Rezultati ishte lindja e Minos, një mbret i fuqishëm që do t’i jepte emrin e tij bishës së madhe të legjendës Minotaur. Një shembull tjetër është kur iu shfaq obsesioni me rininë dhe bukurinë në mitin e Ganymedit, një Trojan dhe, sipas llogarisë së Homerit, ishte një tjetër qenie njerëzore jashtëzakonisht e bukur. “I linduri më i bukur”, thotë Homeri në Iliadën e tij, “i racës së të vdekshmëve. Zeusi e vuri re dhe u magjeps”. Ashtu si me Evropën, ai e gjen të riun mes tufave të kafshëve dhe shndërrohet përsëri në kafshë, ndonëse këtë herë në një shqiponjë krenare, gjigante. Zoti-Shqiponjë e rrëmbeu djalin dhe e çoi në qiell, ku u bë “kupëmbajtësi i pavdekshëm për të gjithë perënditë.” Ganymedi u shndërruar në yjësinë e Ujorit dhe vizualisht shfaqet si re që sjell ujë dhe është më poshtë qiellit.
Titani njerëzor Prometheu, luan një rol të rëndësishëm në mitologji. Në një rast, njerëzimi i ofroi Zeusit një flijim kockash kafshësh të mbështjella me yndyrë në vend të mishit të mbështjellë në pëlhurë. I tërbuar nga mashtrimi, Zeusi vendosi t’i ndalojë zjarrin njerëzimit, duke penguar kështu zhvillimin e tij. Nëpërmjet mashtrimit dhe dinakërisë, Prometheu dashamirës kontrabandoi zjarr në një kërcell kallami dhe ia dhuroi njerëzimit. Natyrisht, Zeusi i gjithëdijshëm e zbuloi edhe këtë tradhti dhe për ta ndëshkuar Prometheun, e lidhi me zinxhir në një shkëmb ku çdo ditë i zbriste një shqiponjë për të gllabëruar mëlçinë e tij; mëlçia rigjenerohej brenda natës dhe mbi të ‘të zbriste shqiponja të nesërmen sërish. Pse Zeusi zgjodhi mëlçinë për t’u ngrënë është intriguese; të lashtët supozonin se mëlçia ishte vendi i të gjitha emocioneve njerëzore. Ndoshta Prometheu u dënua sepse u tregua shumë i ndjeshëm me njerëzimin.
Gjithashtu, sipas teksteve të tjera fetare indo-evropiane, ku bëhet fjalë për mitin e përmbytjes, duket se çdo hyjni e fuqishme, në një moment, vendos të shfarosë tokën. Në rastin e Zeusit, si me shumë qenie të tjera supreme, ai ishte lodhur nga dekadenca e njerëzimit dhe thirri vëllanë e tij Poseidonin, që zotëronte detet, për ta ndihmuar në shkatërrimin e specieve nëpërmjet përmbytjeve. Ai i dhuroi mëshirë një çifti: Deukalonit, i cili ishte djali i Prometheut (përgjithmonë i dënuar), dhe gruas së tij, Pirës.Këta të dy ndërtojnë një arkë dhe përfundimisht gjejnë tokë të fortë rrëzë malit Parnas, në veri të Korinthit. Duke ofruar flijime për Zeusin, të dy hedhin mbi supe “kockat e tokës” ose gurët, të cilët Zeusi më pas i shndërroi në njerëz. Këto ndodhën në kohën e pellazgëve, kur Olimpi quhej Mal; Zeusi quhej Zot; Deukaloni, Dheunkalon; Prometheu, Parathënë dhe Pira quhej Bija.