Astrit Lulushi: Llogaritje të gabuara

Kolombi e pati të vështirë për të marrë fonde për ekspeditat e tij në Azi, pasi në stë kohë besohej se Toka ishte e sheshtë dhe ai donte të provonte të kundërtën. Fatkeqësisht, kjo është një tjetër gënjeshtër që na thanë të gjithëve. Nuk është pjesë e ndonjë teorie konspirative, por megjithatë është gënjeshtër.
Është e vërtetë se, për pjesën më të madhe të ekzistencës, njerëzit kanë besuar se Toka ishte e sheshtë. Por nga shekulli i pestë pes, kjo pikëpamje filloi të sfidohej. Një valë kërkimesh shkencore dhe racionalizmi përfshiu Greqinë gjatë asaj periudhe, veçanërisht në qytetin e Athinës, duke bërë që shumë njerëz të ditur të arrinin në përfundimin se Toka kishte formën e objekteve qiellore. Gjatë shekullit të dytë të erës sonë, gjeografi nga Aleksandria, Ptolemeu prodhoi hartën e parë që e tregonte botën si sferë dhe jo si disk të sheshtë. Megjithëse hartës së Ptolemeut i mungonin Amerika dhe Australia, ajo ishte e para që përfshinte gjatësinë dhe gjerësinë gjeografike. Për më tepër, ai llogariti me saktësi se kishte kontinente të tjera të panjohura – terra incognita. Njohuria për hartat e Ptolemeut humbi gjatë epokës së errët në Evropë, por u rishfaq në fillim të shekullit të pesëmbëdhjetë gjatë Rilindjes Evropiane. Ishte gjatë kësaj kohe që hartat u përkthyen nga greqishtja e vjetër në latinisht, e cila, edhe pse gjuhë e vdekur, ishte ajo që shumica e evropianëve perëndimorë të arsimuar të asaj kohe mund ta lexonin. Rilindja përkoi me Epokën e Eksplorimit. Në kohën kur Christopher Columbus bëri udhëtimin e tij të parë në Amerikë në 1492, njohuritë e hartave të Ptolemeut ishin të njohura mes fisnikëve dhe eksploruesve të Evropës. Analizat e përfitimit ndaj kostos janë ato që në fakt e penguan Columbus-in të mos merrte fonde nga portugezët dhe anglezët; ata thjesht besonin se një ekspeditë në Azi përtej Atlantikut do të kushtonte më shumë se çdo lloj fitimi që mund të arrinin dhe i thanë Kolombit: Jo! Spanja u tregua më e zgjuar. .