Fabula dhe poezi nga Pajtim Sejdinaj

Gruaja e Dragoit dhe Djalli
Gruaja e Dragoit i thotë një ditë Djallit të përroit:
– Më dëgjo o i “mbarë”
Ti s’ke të sharë!
Me ty do bëjë pazar!
Po fjala të mos dal!
Dëgjomë me kujdes!
Burrin dua ta shes!
Se s’është serbes!
Mbeti me kobure në brez!
Me ty do lidh besë!
Të falim dashuri pa interes!
Takohemi çdo mëngjes!
Te lëndina me vesë!
***
Djalli i buzëqesh,
i tha gruas diçka në vesh:
– Vetëm grave s’u zë besë!
Nuk të afrohen pa interes!
Gruaja të fut në shishe!
-Dhe s’e merr vesh ku ishe!
Tha gruaja me vete:
-S’e futa dot në rrjet
Të bëja si doja vetë.
Nallbani
Mbreti i ri u hoq mënjanë.
Po kërkonte një nallban.
Të mbathe pelat në stan.
Se me to kish gjetur belanë.
Dhe e gjeti një majmun.
I vinte ndorësh për këto punë.
Filloi punën nallbani.
Mbreti foli përsëri:
Nallbani qënka flori
Mbath pelat me patkonj ari.
Duke u futur gozhdë trari.
Të dallohet pela nga kali.
Nallbani s’i doli burrë.
Ndaj Mbreti u sëmur:
“E mora në mbretërinë t’ime.
Dhe e rrita me thërrime”.
Nallbani mori arratinë.
Nuk i gjëjnë dot shtëpinë.
Mbreti i ri u hoq mënjanë.
Edhe foli si babaxhan:
“Nallbani, shokë nallbani!
Doli më keq se shejtani!
Nallbani, shokë nallbani!
kur të vdes mos e qani!
E mbuloni me bujaxhga!
Ja lini veglat përjashta!
Të venë pelat hergjele!
T’i mbath nallbani atje”!
*bujaxhga-dru të vogla të çara
*hergjele-kafshë pa kapistër (si e egërsuar)
*Nallban-ai që mbath kafshët (kuaj, pela, gomari, mushka).
Nallbani
I kanë rën patkonjtë kalit
Që kur u arratis nallbani
Mbreti nuk gjeti njeri.
Ta mbathte përsëri.
Mbreti i ri u hoq mënjanë
Dhe foli si babaxhan:
Me nallbani s’kam punë
më atë jam mërzitur unë
E mora në qerverinë time
E rrita me thërrime
Di dhia ç’është tagjia!
Më turpëroi ai, mavria!
E rrita e bëra burrë
Më tha “kuajt i mbath unë.
këtë punë e bëjë unë
prandaj kam lindur unë”.
Mbreti i ri u hoq mënjanë
Foli si babaxhan:
Hallall buka edhe kripa
po t’i besoj të gjitha”.
Tha nallbani si me vete:
“M’i la të gjitha në dorë
Mbreti më vari këmbors
Si të atij dashit Përçor”!
Filloi nga puna nallbani
e mbathi me patkonj ari
Foli Mbreti përsëri:
“Nallbani qënka flori”.
Pelat që ishin në stan
kishin nallbanin çoban
I mbath me gozhdë trari
Të dallohet pela nga kali.
Nallbani s’I “doli burrë”
Nga ai Mbreti u sëmur.
Mori nallbani arratinë
I prishi Mbretit terezinë.
Mbreti i ri u hoq mënjanë
Dhe foli si babaxhan:
“Qënka avdall nallbani
Na turpëroi vatanin”!
Gomari dhe Kali
Palli një gomar kur pa që po vraponte një kalë.
l thotë kali: – Ç’ke a derbardhë që pëllet si i marrë.
Ia kthen gomari: – M’u dukë vetja kalë.
Dhe hodhi mbi shpinë jo samar, por një shalë.
Vendosi fre e yzengji, i dukej vetja si “flori”.
I thotë kali: “Jo o lum e përrua, nuk e ke për sua”.
I thotë gomari me inat: – Eja të dalim në fshat.
U nisën të dy në fshat. Gomari para e kali pas.
Gomari me fre, yzengji e shale.
Kali me kapistër e litar që e hiqte zvarrë.
Ishte mbledhur fshati në kuvend.
Se vinte për vizitë një “njeri me ment”
E panë fshatarët dhe thanë:
– Mjerë, mjerë, ky vend
kur e bën gomarin me ment
dhe pas gomarit bredhin vetëm qentë.
Uli kokën gomari dhe tha:”Kaq më pret kandari”
I tha kali: – E kupton vetë o i shkret.
Çfarë kërkojnë njerëzit në jetë!
Guri, burri dhe gjarpëri
U ul në gur një burrë
Ndjeu të ftohtin
S’e kish ndier kurrë
“Ç’milosu pak a i vrar!…
Ta helmoj me helm.
Me helm… ku s’e ka parë”!
– i tha gjarpëri gurit ngadal3
– Jo! – i tha gjarprit guri…
– Ai helmin këtu e pruri!
Është helmi i çdo burri!
Koha në zemër këtu e pruri!
“Plumbi del me plumb.
Helmi i zemrës s’ka fund
Ti s’helmon dot helmin në këtë botë
Zemra e ka më të fortë!
Po të zuri në një kënd.
Të helmon ty në vend”.
Po! Ke të drejtë o gur
– tha gjarpëri nën zë, s’flas më.
Mesazhi: “zemra e burrit e ka helmin më të fort se të gjarpërit”)
(Ç’milos: sinonim i fjalës zhvendos).
Kulpëra
Iku një lis, lisi rrënjë.
Në pyll la… la shënjë.
Ndriçon shënja në pyll
Si ndriçon qiellin një yll.
I tha pyllit shkoza plakë
“A do ndizet më ai prag?”
Pyllin e kishte merak
Pyllin e kishte sua e gjak.
Në pyll erdhi kulpëra
Ngriti shtëpi me thupra
Ngriti një “Start kompani”
Bimët e pyllit e patën zili.
Zaptoi pyllin në çdo kënd
Hodhi rrënjë në çdo vend
“E bëri pyllin lesh e li.
Pylli s’kish më bukuri”.
Sa ish lisi rrënjë “dal2”
Kulpëra nuk bëri fjalë
Se lis s’bënte pazar
Ta shiste pyllin si gomar.
Në pyll erdhi kulpëra
Ngriti shtëpin me thupra
U kacavjerr nëpër pemë
Mbuloi pyllin dhe dhenë
U ngriti pyllin në këmbë
Në çdo vend, në çdo vend
Të gjithë kosore e spatë
E bën kulprën sallatë.
Hëna
Hëna më tha dy fjalë;
Dielli sapo kish dale
Rrezet hodhi mbi mal
Më pa ylli polar
Dhe i erdhi për qarë
Sytë mbushur me lot
Dhe ata s’i mbajti dot
Tha: “Njeriu qënka i fort
Mëshirë o i madhi zot”!
Isha i vogël atëhere
S’kisha asnjë kothere.
Jam i dashuruar
Jam dashuruar me vendlindjen t’ime.
Zemra më është bërë çik e thërrime.
I dashuruar me yjet.
Mendjen ma kanë marrë pyjet.
I dashuruar me lëndina, livadhe.
Për lulet mendja më ka ikur fare
Dashuriar me cjepët me zile.
Po më shumë me vajzat që bëjnë hile.
Dashuruar me fusha e male.
Më shumë me njerëzit që kanë halle.
Dashuruar me fruta e pemë.
Më shumë me çapkënët djem.
Jam dashuruar në fëmijët në shkollë.
Ata janë e ardhmja jonë.
Ajo
Më erdhi në mëngjez.
Pa kënduar asnjë këndez.
Hipur në kalë me shalë.
Me një fustan të bardhë.
I ra portës së prishur.
Ajo mendje ndritur.
Hyri pa thënë as një fjalë
Zemrën ma ndezi zjarr.
Bajamja i kish çelur lulet
Shpirti asaj i përulet
Ajo e shpirti u bënë një
zemra u bashkua me të.
Satirë
Mbrapa hi e përpara shkrumb
Këtë Shqipëri unë do ta tund.
Të betohem për nder të Imamit
Se jam i biri i shejtanit.
E kam në gjak,rrënjë e sua.
Kur u linda, u linda me patkua.
E kam amanet nga “babai” plak
Shkrumb e hi i kish në gjak.
Jam i hurit e i litarit.
Të lidh pas bishtit të kalit.
Kështu u linda, kështu u rrita.
I frymëzuar nga dyqind ‘petrita’.
Vramë e premë e shkretuan.
Pesëdhjetë vjet mbretëruam.
Kur e pamë se na erdhi fundi.
Ramiz Alia ne na shkundi.
“Këtij populli, t’i rrjedhin prapë lotët.
Le të marr udhët e botës.
Demokracinë do fillojmë tani
Djemtë tanë do të jenë në fuqi.
Kështu do vazhdoj kjo punë”.
Shqipërin e ka uzurpuar djalli.
Ka vite që e ka mallkuar shejtani.
Qënkërka i dhembshur vatani…
Pa titull
Kur të iki nga kjo botë.
Asgjë nuk do marr dot.
Pranvera kur të çelë lulet.
Mbi varrin tim të përulet.
Lotët e mi derdhur lumë.
I keni dhuratë nga unë.
Gjejdisa vendlindjen me këmbë.
Në çdo skutë e në çdo vend.
Nuk më hyri asnjë gjemb.
Se vendlindja është e shenjtë.
Vetëm zemëra u bë shkëmb.
Duron, plagën ku më dhemb.
Plaga si plumbi e rëndë.
Lamtumirë moj kasolle.
Lamtumirë ti që na mblodhe.
Do të mblidhemi përgjithmonë
Në Had tek vendi jonë.
Ku mblidhen burrat e rëndë
Lidhur me brez të argjendë.
Mos hesht
Kur hesht unë
lumi i turbull më vë në gjumë.
O miq, o shokët e mi fratarakë.
Vdekjen e kemi të gjithë hak.
Poshtërimin s’duhet ta pranojmë aspak.
Djegies së shkollës s’duhet t’i vëmë kapak.
Por ju them me dhembshuri.
Shpirti i atyre që kanë derdhur gjak
Nuk do të gjejë kurrë qetësi.
Pa u zbuluar ky “mavri”
Ku njollosi një histori
Dhe i “rivrau”ata që dhanë jetën për liri.
Liqeni Blu!
(…për të gjithë demokratët)
Po shteron dalëngadalë.
Unë për ty ndjej mall.
Po zbehet ngjyra blu.
Ç’ po ndodh kështu?!
Liqeni Blu, liqeni i Besës.
Ti je bukuria e Shpresës.
Po të thajmë ne të zotët!
Sepse i harruam lotët!
Liqeni Blu është vlerë.
Është kënaqësi dhe nder.
U formua në stuhi e erë.
Ku po vemi o të mjerë?!…
Dy fjalë dua të them.
Jetoj në këtë liqen:
“Mos ta lëmë të thahet.
Mëkati jetës s’i ndahet.
Çorba u gatuar në kazan.
Çorba që çuditi dynjanë.
Ku gabimin njeri s’mban.
U bë PD-ja kasapanë.
Lëre: liqenin të lulëzojë.
Me të rinjë të kuvendojë .
Më dhimbset liqeni Blu.
Kam vendosur të rri këtu
Liqeni nuk është kalë!…
Me samar apo me shalë.
Nuk është prone ta fal.
Ndaj me të mos u tall.
Liqeni Blu, o liqeni Blu.
Po ikin “peshqit” e tu.
Ju them me zë e mall:
Ta mbajmë liqenin gjallë!