Albspirit

Media/News/Publishing

DËSHMORËT E PEQINIT DHE LANÇ-it KRENARI E SHQIPTARIZMËS

Prof. Asoc. Dr. Zaho GOLEMI

Përvjetori i 80-të i çlirimit të qytetit të Peqinit, një nga më të vjetërit e truallit iliro-arbëror-shqiptar, është një copëz shqiptare në truallin e mençurisë, lavdisë, njerëzve të pushkës dhe të punës. Kur flasim për Peqinin me një sipërfaqe 191 km², duhet të flasim para së gjithash për historinë e tij, për lashtësinë, për rrugëtimin në qytetërim e civilizim, për betejat e para ilire në këtë zonë dhe që fillonin që nga bregdeti, për njerëzit paqedashës së kësaj treve që mbushnin formacionet ilire të qëndresës në tre luftrat iliro-romake, për qytetin e lashtë Klaudiana (Peqini i sotëm) për epokën e motit të madh të Arbërit, të Gjergj Kastriotit, të rilindasve të mëdhenj, të Lidhjes Shqiptare, të Pavarësë dhe për Luftën më të madhe çlirimtare të shqiptarëve për LANÇ-in, triumfin dhe lavdinë.

*

Klaudiana një histori antike e pikëtakimit të Apolonisë dhe Dyrrahut

Klaudiana (Peqini) ёshtё njё vendbanim i lashtё ilir mjaft i njohur historikisht. Klaudiana shtrihet përbri Shkumbinit tё poshtёm, ndërkohë që arkelogjia dёshmon se është ndër qytetet mё tё lashta shqiptare, i pasur me vlera historike, kulturore etnografike, si qyteti që priste e përcillte përmes rrugë “Egnatia”, por dhe si nyje lidhëse e Romës së Vjetër me Romën e re (Kostandinopojën). Kjo nyje nuk konceptohej pa kalanë që mendohet se themelet i ka që përtej periudhës së legjoneve romake, në kohën e ndërtimit të rrugës “Egnatia”. Qyteti Klaudiana është i tejmbushur nga të vërtetat e shekujve, por edhe me legjendat që kanë mbritur deri në Peqinin e sotëm. Fakt është se nga burimet historike tё vitit 1431-1432 emërtohej Biklenet (sipas historianit turk Halil Inalxhik tek Defteri Osman rregjistrimi i dytë). Me kalimin e kohёs Klaudiana ose Biklenet-i, ky emër u shndërrua nё Peklin, dhe më tej u modifikua në Peqin. Straboni, Skilaçi e Polibi janë autorët që e përmendnin të parët, por një përshkrim më të saktë e jep itinerari i murgut të Bordosë dhe ai i Antoninëve. E djeshmja Klaudianase flet për lashtësinë, zhvillimet mesjetare, monumenti historik i qytetit, që është kalaja, por dhe xhamia, kulla e sahatit etj. Studjuesit kanë gjetur gjurmë antike në Gallovë, në afërsi të Ballagatit, ku janë dokumentuar materiale, si sopatë, çekan të periudhës së bakrit e bronzit. Në Karinë janë zbuluar tumat ilire dhe historia shqiptare flet për Pajovën e gjurmëve të banimit ilir. Ndër stacionet më të njohura të antikitetit është padyshim “rruga Egnatia”, që e gjen të paprishur në disa vende në zonën e Peqinit, Elbasanit dhe më tej. Historiani Malhu, shkruan se, “ deri në vitin 479 Peqini njihej si qendër e zhvilluar urbane, por pushtimi i gotëve me Teodorikun, sulmuan e shkatërruan këtë qytet, ku sipas historianëve ishte me shtëpi shumë të dendura. Më 1200 Peqini rimori një zhvillim të ri dhe meqë ndodhej në kryqëzim të rrugëve dhe shërbente si stacion pushimi për udhëtarët, mori emrin Beklejem (me prit). Në vitin 1431 me urdhrin e sulltan Muratit të dytë u bë regjistrimi i popullsisë dhe Peqini (Beklejemi) rezultonte me 2600 banorë.

Kronikani dhe udhëtari osman Evlia Çelebi shkruan: Në vitin 1656 Abdurrahman Pashë Peqini ka ndërtuar në qendër të qytetit Peqin, xhaminë e madhe me minaren qiellshpuese, kjo xhami ishte më e madhja nga 7 (shtatë) xhamit e tjera, që ndodheshin në Peqin. Në portën e kësaj xhamie gjendet e shkruar viti 1656 dhe shkrimi “I qofshim falë Zotit që kjo xhami e re u ndërtua. Cilido që do ta shohë do t’i defrejë zemra. Në mes të pranverës u krye ndërtimi i saj. Ju bekoftë Zoti, o të pasur që shkëlqyet datën e përurimit”. Më tej Çelebiu vazhdon e thotë: Veç kësaj xhamie është e famshme dhe e bukur në Peqin edhe xhamia e Hariz Zades me hajatin e saj të bukur dhe minaren e lartë dhe të hijshme e ndërtuar me gurë dhe qagjir në lindje të kalasë së Peqinit, xhami kjo e ndërtuar para asaj të Abdurrahman Pashë Peqinit…”. Kalaja (1667) fshah thesare si një sarkofag, të shekullit II të erës sonë, ndërsa në Vashaj gjenden “Varret e Kaurit”, në Kazie ka ende rrënoja të një kishe mesjetare. Peqini është trualli që nënat lindën luftëtarë, e komandantë të zotë për luftë dhe për paqe, pashallarë, atdhetarë, patriotë të shquar, burra dhe gra të njohur, luftëtarë të pamposhtur në të gjitha betejat e historisë shqiptare nëpër shekuj, të rënë të shumtë për mbrojtjen e nderit dhe të lavdisë së kombit shqiptar dhe që i kanë bërë nder Shqipërisë dhe kauzës së shqiptarizmës. Peqini është dalluar nga njera epokë në tjetrën dhe sa herë ka rënë briri i luftës dhe i ka kërkuar historia me mençuri, trimëri, me punë, me gjak dhe me djersë i kanë dhënë Atdheut edhe atë që është më sublime, jetën dhe gjakun. Qyteti i Peqinit ka një histori dhe kulturë të pasur në zemër të Shqipërisë, që ka spikatur në vlera dhe është një destinacion i mrekullueshëm dhe një përvojë unike për historinë, kulturën, etnografinë, kulturën, trashëgiminë. Peqini e ka mbrojtur jetën me jetë dhe me dinjitet si dhe trashëgon veti morale të zakoneve më të mira të shqiptarizmës. Vlerat e mbrojtjes arbërore janë treguar para së gjithash në devocionin dhe trashëgiminë e vyer luftarake në mbrojtje të shqiptarizmës, krahas vlerave të spikatura si bujaria, mikpritja, për shtëpitë e kopshte të zbukuruara, për kodrat e veshura me ullinj e gjelbërim, fushën e gjerë pjellore, lumin Shkumbin që e përshkon fund e krye. Mbit ë gjitha këtu gjen një vlerë të qëndrueshme të atdhetarisë, besës dhe mirënjohjen e kanë institución. Kjo tregohet qartë të paktën e dokumentuar në dy shekujt e fundit ku kjo trevë shqiptare me një ndërgjegje të fuqishme atdhetare ka qenë prezent atje ku e kërkonte kombi, në luftën kundër reformave skllavëruese të shqiptarëve kundër Tanzimatit, në mbrojtjen e truallit atdhetar për shqiptarët e Malit të Zi më 1852, në përgjakjet shqiptare kur kërcënohej ekzistenca e kombit më 1878, në kryengritjet e mëdha për Pavarësinë shqiptare më 1910-1912, duke pasar dhe përfaqësuesit e vet në Vlorën e Flamurit bashkë me Ismail Qemalin, në luftën kombëtare për mbrojtjen e Shkodrës dhe që ky qytet të ngelej shqiptar, ku ra edhe luftëtari i paepur dhe trimi i Peqinit Selejman Islam Salla (1880-1913) nga Bishqemi i Pajovës (sipas fondit dokumentar nr.2, viti 1913 në Arkivin e Elbasanit);  në luftën e madhe kombëtare të 1920-tës, në përballjet e përgjakshme atdhetare të vitit 1922, ku është vrarë edhe biri i Peqinit Ramazan Mustafa Cani (1890-1922), në luftën e Madhe Antifashiste të 1939-1944, ku Peqini shkroi epope lavdie e trimërie, shkroi epope gjaku në themele të lirisë së bijëve të Peqinit. Në luftën e madhe çlirimtare të shqiptarëve ranë për Atdhe 47 dëshmorë që janë sot në pidestalin e nderit, lavdisë, trimërisë dhe kujtesës historike të shqiptarëve.

*

Bijtë e Peqinit në histori në Kuvendin e Pavarësisë, në Luftën për Shkodrën, në Kongresin e Lushnjës, në Luftën e Vlorës

Sikurse të gjithë trevat shqiptare me prezencë fizike apo me të dërguar të posaçëm por edhe më shpirt e zemër në Vlorë bënë detyrën ndaj vendit. Kështu në Peqin është e njohur historike se më 26 Nëntor 1912 u ngrit flamuri kombëtar. Nga populli i Peqinit ju dërgua një telegram kuvendit dhe delegatëve në Vlorë ku po shpallej pavarësia e shtetit shqiptar, atje ku ka qenë i deleguar Mahmut Kaziu (nënprefekt i Peqinit), përfaqësues e delegatë i Peqinit e nënshkrues i Deklaratës për Pavarësi në Vlorën e flamurit. Gjatë viteve të para të shpalljes së Pavarësisë (1913-1914) dhe tërheqjes së ushtrisë turke banda të armatosura dhe njësi të ushtrisë serbe mundën që të hynin edhe në Peqin, duke djegur, shkatërruan e plaçkitur me dhjetra fshatra, si dhe vranë e masakruan disa banorë.

Nga Peqini u nisën vullnetarë për të ndihmuar Shkodrën në vitin 1913 kundër ushtrisë së Malit të Zi, ku është e njohur trimëria e “taborrit” prej 300 luftëtarë nga Peqini, dhe trevat përreth të Elbasanit, Gramshit, Cërrikut, Belshit, Librazhdit etj., ku kënga është përcjellë nëpër breza: “..plasi lufta në zall të Kirit,/aferim taborrit Peqinit…. Në këtë luftë u shquan Adem Gjinishi, Xhafe Riza Çeka, si dhe Ismail Kadiu, ushtarak i lartë që kishte përfunduar studimet akademike në Stamboll dhe Vjenë. Në këtë luftë ranë në luftëtarët Sulejman Islam Salla që edhe pse janë përgatitur dokumentacioni perfekt sipas procedurave dhe standardit ligjor ende nuk është mundësuar, por është në process që duket një proces i tejzgjatur. Fakt është se në Teqenë e Shehëve Gjinishas bëheshin mbledhje të patriotëve vendas e simpatizantë me influencë e ide përparimtare demokratike. Nga ky kuvend burrash si Demir Godelli, Mehmet Peza, Ramazan Teqja, Ahmet Kaziu, etj., u zgjodh Adem Gjinishi delegatë për në Kongresin e Lushnjës në janar 1920, që ka qenë ngjarje e madhe për kombin dhe shpëtimtare e vërtetë bashkë me Luftën e Vlorës që janë dy kolona vertebrare të shtetit shqiptar dhe që të dyja i përkasin vitit 1920. Një bir i denjë i Peqinit ka qenë padyshim Sulejman Salla, që sa ishte në jetë u përpoq për gjakun e dëshmorëve të Peqinit, edhe për fshtin se Peqini ka pasur tre të tillë, dy dëshmorë të lirisë, Sulejman Salla i Parë rënë në luftë për Shkodrën shqiptare më 1913, Sulejman Musa Salla i dytë që luftoi gjatë Luftës së madhe Antifashiste dhe ngeli në luftë si puishtarë lirie për breza. Gjithë brezat të trupëzuar me idealet kombëtare me luftrat për liri, dy prej të cilëve janë në altarin e kombit shqiptar, një për Shkodrën shqiptare dhe tjetri për mbrojtjen e Shqipërisë nga mortaja e shekullit të kaluar, që ra në luftë kundër fashizmit.

*

Lufta e popullit të Peqinit kundër fashizmit një vlerë

Gjatë luftës së madhe Antifashiste Nacionalçlirimtare Peqini ndoqi rrugën e birit dhe mësuesit të shquar Mustafa Gjinishi, i cili së bashku me komandantin trim Myslim Pezën ngritën krahinat heroike të Pezës dhe Peqinit në luftë pakompromis kundër fashizmit. Është një fakt i njohur dhe pothuaj i përsëritur për tetëdhjetë vjet rrresht se të gjithë fiset e Peqinit u bënë mbështeje e fuqishme si dhe tepër e sigurtë për LANÇ-in. Shumë familje në Peqin dhe në trevat përreth u bënë baza lufte në Peqin familjet e oxhaqeve Gjinishi, Kaziu, Bedalli, Salla, Ballhysa, Pipa, Minoli, Manahasa, Gripsha, Godelli, Shqarri, etj. Të dhënat flasin se më 24 janarin e vitit 1942 u zhvillua një demonstratë e gjërë antifashiste me thirrjet “duam liri”, “të ndalohen vrasjet e djemëve të popullit”, “lironi djemtë tanë” etj. Në mars prill të vitit 1943 në Peqin dhe zonën përreth u ngritën 20 këshilla nacionalçlirrimtare, 16 prej të cilave në fshat dhe 3 në lagjet e qytetit dhe një këshill krahinor për Peqinin me atributet e një pushteti local të qëndrueshëm. Asgjësimi i agjentëve dhe tradhëtarëve në këtë zonë ka qenë më se i zakonshëm dhe një i tillë ka qenë edhe ai i aksionit të 17 majit 1943, në Peqin, ku njësiti partizan i çetës partizane të Pezës, azgjësoi një agjent të fashizmit. Gjatë luftës çlirimtare edhe kontributi i grave dhe vajzave ka qenë i konsiderueshëm pasi gjatë luftës së shqiptarëve në LIIB ishin një pjesëmarrje masive në rreth 6000 gra e vajza, ku edhe Peqini pati kontributin e vet në këtë luftë, prandaj në qershor 1943 u krijua këshilli i grave antifashiste të Peqinit.  Është fakt se më 11 qershor 1943, trupat fashiste operuese që ndodheshin të përqëndruara në rajonet e Peqinit, në përfundimin e operacionit më 18 qershor 1943, ushtria e operacionit armik Italian në rajonin e Peqinit kanë djegë disa nga katundet… është grabitur krejt pasuria dhe gjëja e gjallë dhe populli po vuan nëpër pyje.

*

Gjaku i dëshmorëve të Peqinit në themelet e lirisë së Shqipërisë

Por pak muaj më vonë pasi kishte përfunduar operacioni ndëshkues i forcave pushtuese pra më 12 shtator 1943 në qytetin e Peqinit u formua Batalioni i Parë “Maliq Muço” i Grupit Partizan të Pezës, që lufta në këtë periudhë kishte hyrë në një fazë shumë të rëndësishme, por edhe vendimtare. Peqini i dha LANÇ-it mjaft luftëtarë të cilët mbushën radhët e formacioneve partizane që luftuan për çlirimin e Atdheut. 47 prej tyre nuk kursyen dhe jetën duke rënë dëshmorë të lirisë, dëshmorë që nuk harrohen kurrë.

Peqini i ka dhënë vendit figura të rëndësishme por dhe të ditura sikurse ishte Mustafa Gjinishi, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH, patriot i rrallë me vision të qartë për pasluftën. Jeta e dëshmorëve të Peqinit, vepra e ndritur e tyre, e dëshmorëve të Peqinit të rënë gjate luftërave për liri, pavarësi, e çlirim kombëtar veçanërisht në Luftën e madhe Antifashiste Nacionalclirimtare është publikuar këto ditët e fundit nga dy autorë të njohur Profesor Bernard Zotaj kryetar i SHHUSH dhe Flamur Kaziu, që në fakt është një libër homazh për të rënët e Peqinit në të gjitha periudhat historike. Si në të gjithë Shqipërinë dëshmorët janë në rrënjët e kombit shqiptar, janë vlera e përjetshme që e mban kombin në këmbë. Prandaj edhe detyrimi ynë është detyrim madhor në radhë të parë i shtetit dhe më tej i gjithë organizatave dhe gjithë popullit, sepse të rënët janë pjesa më e mirë dhe më e denjë e popullit që dhanë më të çmuarin që ata kishin jetën e tyre, gjakun e tyre.

Gjaku dhe kockat e dëshmorëve është përjetësia jonë, përjetësia e të gjithë brezave të sotëm dhe të nesërm të Shqiptarisë. Nderimi vetëm me lule dhe vetëm në 5 maj është i pamjeftueshëm për dëshmorët, për nderimin në përvjetorët e rënies së tyre, por edhe ta shkruajmë historinë e tyre, ta publikojmë ta përhapim rënien heroike për Atdheun dhe kombit, për edukimin e brezave të rinj. Ne mund e duhet të ecim në gjurmët e dëshmorëve për vetmpohimin ndaj shqiptarizmës, për krenarinë tonë kombëtare, për të sjellë në vëmendje mbijetesën e shqiptarëve nëpër shekuj, përpjekjet e rilindasve, për të sjellë në vëmendje qëndresën, dëshmorët që u flijuan në lulen e rinisë. Dëshmorët rrojnë në zemrën e kombit kur kujtohen e nderohen denjësisht në Peqin, në mbarë shqipërisë.

Nderimi ndaj veprës së dëshmorëve të Atdheut merr përmasat e duhura kur bëhen frymëzues, kur memorialët, lapidarët, pllakat, bustet ngelen përherë të reja, të mirëmbajtura dhe që të denja për ti folur kohës, pse jo edhe për të shkundur ndonjë brez që ka harruar ng aka ardhur dhe për ku shkon sepse definicioni “pa të shkuar nuk ka të ardhme” është po kaq actual për brezat që po rriten në Shqipëri. Frymëzim brezash janë babai dhe nëna, janë liria që gëzohet sot, por lufta nuk duhet harruar sepse luftrat nuk janë larg trevave shqiptare. Fakt është se para tetë dekadave, dëshmorë me bëmat e tyre në luftë ngritën peshë zemrat e popullit shqiptar. Motivet e fuqishme ushqyen heroizmat e tyre. Kjo ishte vetëdija kombëtare, dashuria për lirinë dhe urrejtja për pushtuesit. Shqiptarët kanë qenë gjithmonë popull liridashës sikurse gjithë popujt e qytetëruar. Shqiptarët i kanë nderuar dhe i nderojnë dëshmorët e të gjithë kohërave i ka nderuar dhe respektuar, sepse përtej çdo ëndërre rinore ata vunë Atdheun të parin, Atdheun që ishte në rrezik. Dëshmorët shkruan pavdekësi në flamurin e lirisë kombëtare, ata bënë një vepër të ndritur, heroike të pavdekshme që jeton dhe do të jetojë me siguri në breza. Shqiptarët i kanë nderuar e respektuar dje por edhe sot edhe nesër bijtë e tij që kanë rënë e bien në luftë me pushtuesit, por dhe për ruajtjen jetës dhe të sigurisë së Shqipërisë sonë të shtrenjtë. Detyrimin tonë moral mbarëpopullor ne e shprehim me disa forma. Kështu kemi shkruar realisht pavdekësinë e tyre në memorial e lapidare, I kemi shkruar dhe në fakt ata janë në valët e flamurit. Në çdo rrahje të flamurit tonë kombëtar janë gjaku i dëshmorëve është gjaku i pavdekësisë nëpër breza. Prandaj edhe nderimi e respektimi si dhe mirënjohja mbarëkombëtare i veprës së Dëshmoreve të Atdheut është jo vetëm obligim shërbimi ndaj veprës se tyre, por detyrim ndaj Kombit, është alternative e ruajtjes së amanetit të tyre. Nga bijtë e Peqinit kami mësuar përherë dhe një nga ta është padyshim, Mahmud Bedalli, kur në kuadrin e 75 vjetorit pesë vite më parë shkroi “Kujtime nga Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare”,  një vlerë për qytetin, për fitimtarët e luftës, për mbrojtjen e ekzistencës së shqiptarëve, për frymëzim për të mbrojtur historinë dhe dinjitetit e këtij populli nga baltëhedhësit pinjollë të ish-kuislingëve dhe tradhtarëve të vendit. Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare, u zhvillua e fuqishme nga bijtë e popullit të krahinës së Peqinit sikurse ishte edhe komandanti partizan Mahmud Bedalli, që shkroi për gjakun e derdhur dhe sakrificat e mëdha gjatë LANÇ-it, që mbeten përjetësisht të gjalla e nuk do të harrohen kurrë nga ky popull. Është rasti të bëjmë apel dëshmorëve të Peqinit, 47 figurave të ndritura emblemë e madhështisë, nderit dhe lavdisë së këtij qyteti: Sulejman Islam Salla; Ramazan Mustafa Cani; Abaz Dervish Met’hasa; Ahmet Bejtulla Çelmeta; Asllan Mersin Lika; Avdi Xhemal Sina; Baki Hajdar Pilavi; Banush Zenun Sinani; Çaush Mustafa Kasera; Çaush Rexhep Laku; Dalip Isuf Malja; Halil Zyber Jançari; Haki Zyber Plaku; Haxhi Islam Liçi; Hazis Ibrahim Saliu; Hysen Jonuz Dudia; Hysni Mahmut Çela; Ibrahim Ali Buroja; Islam Ibrahim Ymeri; Jashar Beqir Çela; Jonuz Mehdi Bega; Kadri Shaban Lluca; Kamer Sulejman Haka; Mehmet Muharrem Lamkja; Mersin Osman Xhamani; Mesut Zenel Koni; Mesut Hasan Kulla; Mustafa Adem Gjinishi; Myrteza Ibrahim Metalla; Osman Hysen Hyra; Panajot Eftimi Kocaqi; Qamil Sali Qerozi (Ruspi); Qamil Islam Gjordeni; Ramazan Hazis Saliu; Sulejman Musa Salla; Shaban Latif Shera; Zihni Zenun Mangani; Zyber Daut Haka; Avni Naim Shaba; Bujar Selim Peqini; Gani Hamit Çullhai; Hasan Murat Korbi; Hazis Ali Hoxha; Sabit Xhevair Caka; Sefer Sali Myzeqari; Shaban Myrteza Toska; dhe Veli Arif Tosku.

*

Zbatimi i ligjit “Për statusin e Dëshmorit të Atdheut” mision që duhet përmbushur

Strukturat shoqërore organizatat e Dëshmorëve dhe veteranëve, por edhe pushteti vendor në Bashkinë e Peqinit si dhe Prefekturën e qarkut të Elbasanit është impenjuar për shpalljen e dëshmorëve të rënë në luftrat e shqiptarëve për mbrojtjen e identitetit tonë kombëtar por dhe të tërësisë territoriale të Shqiptarëve. Dhe një nga këto raste është padyshim Sulejman Islam Salla. Prezantimi në strukturat e pushtetit ka më shumë se dy dekada por ende zgjidhja nuk është gjetur. Janë përgatitur dosje pas dosjesh dhe në fakt “nuk kanë goditur në shenjë”, nuk e kanë mundësuar këtë detyrim të brezave të djeshëm të sotëm dhe të ardhshëm. Do të ishte e arsyeshme që ky proces të shtyhej më përpara dhe të mundësohej dhënia e statusit dëshmor për një figurë të shquar të Peqinit. Deri tani gjithçka është gati ligji është gati, dosja gjithashtu propozimet e Prefekturës, ose këshillit të qarkut, ose të Këshillit Bashkiak të mund ta finalizojnë këtë proces ligjor. Por kush është Sujelman Islam Salla? Bijtë që bien për atdhe vetëm nderohen, Nderim për Sujelman Islam Salla (1880-1913). Tradita luftarake e Peqinit ka edhe shembuj të tillë sinjifikativë. Në Pajovë të Peqinit në një shekull e gjysmë familja Salla ka pasur tri emra Sulejmanë (dikur quheshin emër mbreti). Të tri emrat përfaqësojnë tre epoka të ndryshme të zhvillimeve shqiptare. Sulejman Islam Salla i parë (1880-1913) i cili ka rënë dëshmor në mbrojtje të Shkodës në pranverën e vitit 1913 dhe që ka qenë pjesë përbërës e taborrit që kishte luftëtarë nga trevat elbasan, Gramsh, Peqin e Librazhd. Ndërsa Sulejman Musa Salla (1820- 1944) ra dëshmor në epopenë e lavdishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare Shqiptare. Është një familje e madhe që biografinë e fisit ka shkruar me gjak emrin në altarin e lirisë. Sulejman Musa Salla ka qenë në fakt edhe nipi i dëshmorit Sulejman Islam Salla që ra për lirinë e Shqipërisë në vitin 1944. Shpallur Dëshmor i Atdheut me Vendim nr. 34 datë 06.09.1996,  të Komisionit Qendror të statusit “Dëshmor i Atdheut”. Ai gjendet në librin zyrtar të MM të hartuar në kuadrin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar “Dëshmorët e Atdheut”, (faqe 52), Tiranë 2012. Misionar i mbrojtjes së gjakut të dëshmorëve ka qenë Sulejman Salla, (deri sa ndërroi jetë para pak kohësh) dhe që ka qenë kryetari i degës së Organizatës të Dëshmorëve të Bashkisë Peqin. Sulejman Islam Salla ishte lindur në pranverë të vitit 1880 në një familje atdhetare në fshatin Bishqem, të zonës Pajovë të Peqinit. Që i vogël u edukua me tradita të mira të atdhedashurisë dhe të punës së ndershme. Familja Salla gëzonte respektin e njerëzve të thjeshtë që shquhet për tratdita, trimëri dhe puntorë shumë të zotë. Momenti i shpalljes së pavarësisë në familjen Salla, djalin Sulejmani e gjeti një burrë të rritur dhe të pjekur, 32 vjeçar, i martuar dhe kishte një djalë me emrin Musa, Lufta e Shkodrës dhe thirrja e Ismail Qemalit për mbrojtjen e atdheut në Jug dhe Veri të Shqipërisë e bëri që të bashkohej me luftëtarët e taborit të Elbasanit, Peqinit, Gramshit dhe fshatrave të Librazhdit. Në dokumentin e trashëgimisë kulturore të Elbasanit figuron se Sulejman Islam Salla nga Bishqemi i Pajovës së Peqinit është vrarë në Shkodër në vitin 1913, të marrë nga fondi dokumentar nr. 02, viti i ngjarjeve 1913, në Arkivin e Elbasanit. Sulejman Islam Salla nuk mundi të kthehej në Pajovë sepse ra në luftë për mbrojtjen e Shkodrës. Musai, i biri u rrit me nderin dhe krenarinë e babait dhe jetoi denjësisht. Ai sẽ bashku me gruan Hamide, sollën në jetë pesë djem dhe dy vajza, të quajtur Sulejmanin, Tasimin, Ismailin, Sabriun, Nazmiun si dhe dy vajzat Zaje Musa Salla dhe Leje Musa Salla. Gjatë LANÇ-it familja Salla u bë bazë e lëvizjes antifashiste në krahinë, si dhe i dha luftës një dëshmor, Sulejman Musa Salla, që edhe risjellë në kujtesë edhe në librin më të fundit për “Dëshmorët e Peqinit” për profesor Zotaj dhe të Flamur Kaziu.

Dhënia e së drejtës për t’u shpallur dëshmor duhet të shkojë në një trend të përbashkët sikurse bashkëluftëtarëve të tjerë, Isa Hymet Bici, Jashar Vrekë Bici, Laze Mehmet Xhangoli nga Shënepremte/Lenie dhe Cane Dylber Përfundi nga Grabova e Poshtme, por dhe Zyber Mehmet Rabo, i shpallur “Dëshmor i Atdheut” me vendim nr. 894, datë 21.05.2024; Nexhip Rexhep Salla, shpallur “Dëshmor i Atdheut” me vendim nr. 895, datë 21.5.2024; Arif Sali Toska, shpallur “Dëshmor i Atdheut” me vendim nr. 896, datë 21.5.2024; Pasho Laze Braho, shpallur “Dëshmor i Atdheut” me vendim nr. 897, datë 21.5.2024, të cilët kanë rënë në mbrojtje të trojeve shqiptare në malin e Taraboshit në Shkodër në nëntor-dhjetor 1912 vetëm pak ditë pas pavarësisë shqiptare; ndërsa dëshmorët Tele Selim Bujku, Arif Sali Toska, Zyber Mehmet Rabo, Pasho Laze Braho, Hasan Dule Avdiu, Nexhip Rexhep Salla, Ibrahim Rushit Dollani, Sulejman Sadush Shaipi, Sulejman Çela, Bilal Bajrami, Seran Murati, Sulejman Islam Salla, Ali Ahmet Peti etj., kanë rënë në shkurt e mars të 1913-ës në luftimet e zhvilluara në zonën e Malësisë së Madhe, evidentuar nga Kryesitë e Organizatës së dëshmorëve të Elbasanit, Gramshit, Cërrikut, Librazhdit e Peqinit. Zbatimi i ligjit të ri për dëshmorët meriton që gjithë të rënët për kombin shqiptar të rivlerësohen në mënyrën serioze.

*

Në vend të mbylljes. Apeli dhe amaneti i brezave

Një maksimë proverbiale popullore e popullit shqiptar thotë: “Amanetin nuk e tret as dheu”. Bijtë e bijat e Peqinit, ata që bënë luftën, ata që drejtuan dje organizatat e Dëshmorëve dhe Veteranëve, ata që ikën me daramet dhe me amanete, dhe ata që vijojnë misionin e tyre fisnik, por edhe Shoqatat e Historianëve Ushtarakë Shqiptarë, Shoqatat si motra të Labërisë, Lunxhërisë (që janë në këtë simpozium solemn), i kërkojnë Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak të Peqinit që të mundësojnë në qendër të Peqinit një lapidar memoristik dinjitoz për të rënët, ku të jenë shkruar të 47 dëshmorët që luftuan trimërisht për truallin shqiptar. Në Peqin dhe për Peqinin por dhe për gjithë truallin shqiptar, luftuan për çlirim vetë bijtë e bijat e Peqinit, por dhe luftëtarë partizanë të ardhur nga Labëria e Lunxhëria e më gjerë, luftëtarë partizanë që e përndoqën armikun deri përtej trojeve etnikë shqiptarë. Ata ishin, janë e do të jenë gjithmonë bashkë. Në Peqin është derdhur gjaku lumë për lirinë e vatanin. Në Peqin kanë rënë edhe dëshmorët e këtij trualli sikurse kanë rënë edhe nga treva labe, e Gjirokastrës, Tepelenës e Vlorës por dhe nga Fieri, Lushnja e Elbasani. Dhe në fakt kush bie për Atdhe ka shkruar pavdekësinë dhe emri i tij meriton të shkruhet me gërma të arta në altarin  e lirisë në qendër të qytetit, dhe patjetër në zemër të shqiptarizmës. Besmi dhe shpresa në bijtë e përzgjedhur të popullit është i përligjur pasi ne jemi të sigurtë se Peqini do të flasë me vepra, pasi ka qenë në avangardë të mbrojtjes së vlerave jo në nivel qarku por në rang Republike. Bashkëpuntorët e fshashizmit nuk munden kurrë që të mbrojnë fashizmin që fshiu nga faqja e dheut, lufta partizane. Ditët e lavdishme të të luftës heroike partizane do të ngelen përjetësisht të tilla në kujtesën e të gjithëve si një krenari e dinjitet, si vërtetësi për qëndresën e pamposhtur të popullit tonë, ndonëse të vogël në numër, por madhështor në betejat kundër nazifashizmit e bashkëpuntorëve të tyre. Shqiptarët do të dinë në çdo kohë ta mbrojnë luftën e idealeve partizane. Në këtë përvjetor të 80-të të çlirimit, fëmijët, nipat, mbesat, stërnipat e stërmbesat e dëshmorëve dhe heronjve, do të ruajmë të fortë në kujtesë sakrificat e prindërve e gjyshërve dhe do mbajmë të ndritur misionin e lartë të të luftës çlirimtare të shqiptarëve. Populli ynë dhe Shqipëria dolën nga kjo luftë më të fortë se kurrë ndonjëherë tjetër në historinë e tyre. Partizanët ja zbardhën faqen Shqipërisë, bijtë e Peqinit ja zbardhën faqen këtij qyteti të bukur. Lufta Antifashiste mbetet më e lavdishme e historisë së kombit shqiptar dhe duhet ti shërbejë forcimit të unitetit kombëtar dhe interest kombëtar të shqiptarëve. Pishtari i lavdisë së çlirmitarëve djeg dhe do të përvëlojë shpirtrat e fikur të antishqiptarëve. Lavdi të përjetëshme të rënëve të kombit shqiptar! Lavdi dëshmorëve të Peqinit! Lavdi në përjetësi dëshmorëve që dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë!

Burimet e studimit:

Historia e Popullit Shqiptar, Vëllimi I, Botimet Toena, Tiranë, 2002; Bernard Zotaj, Flamur Kaziu, Dëshmorët e Peqinit (Kushtuar dëshmorëve të Peqinit në luftrat e zhvilluara nga bijtë e tij); Tiranë, 2024; Astrit Kaziu, Legjenda Gjinushi përballë së vërtetës, Tiranë, 2005; Resul Bedo, Yje të pashuar, vëll. IX, Tiranë, 2001; Resul Bedo, Yje të pashuar, vëll. XV, Tiranë, 2003; DP e AQSH. Fondi dokumentar i MPB. Nr origjinal i dosjes Nr. 80; Historia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare e popullit shqiptar, Vell. I, Tiranë 1987.; Bernard Zotaj, Gazata “Ushtria”, 16 gusht 2024; Gazeta “Peza”, Maji 2017; Revista “Pavdekësia”, nr. 111, Qershor 2017; Libri i Konferencës shkencore, Qendrat e banuara të Shqipërisë – gjendja dhe e ardhmja (17 dhjetor 2021), Tiranë, 2023; Filip Rrumbullaku, Dekorimet nga Pric Vidi deri sot, Botimet Onufri, Tiranë, 2010, faqe 212; Teki Selenica, “Shqipëria më 1937”, Tiranë, 1938; Mahmud Bedalli, “Kujtime nga Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare”,  (në kuadrin e 75 vjetorit të çlirimit të qytetit), Tiranë, 2019; Dhjetra publikime në Pavdekësia, Kushtrim Brezash, Telegraf, Portalin Albspirit, Gazeta Ushtria dhe Revista Mbrojtja të publikuara për luftën e Shkodrës dhe dëshmorët e saj të rënë nga Peqini, Elbasani, Gramshi dhe më gjerë të shkruar nga Bernard Zotaj dhe Zaho Golemi, publikimet online:

https://alb-spirit.com/2020/10/28/prof-zaho-golemi-deshmoret-e-gramshit-qe-rane-per-truallin-shqiptar-ne-shkoder/; https://sot.com.al/opinion-editorial/nderim-per-luftetaret-dhe-deshmoret-e-elbasanit-ne-luften-e-sh-i510926/;

-&-