Albspirit

Media/News/Publishing

Senad Guraziu: Metrofobia (ankthi nga gjithçka poetike – frika nga poezia)!


(senad guraziu – ars poetica, sht 2024 – koment )

Njerëzit që vuajnë nga çrregullime të ankthit, veçanërisht nga fobitë, kuptohet se bëjnë përpjekje për ta shmangur përvojën e keqe, për cilëndo fobi t’jetë fjala. Sipas faqes “psychtimes”, metrofobia është diç si frikë irracionale ndaj poezisë (po po, s’thashë gjë gabim, as ju s’e lexuat gabimisht, fjala është pikërisht për frikën nga poezia, dmth. ekziston dhe kjo frikë : )

Kështu që, sipas logjikës, secilikush që vuan nga metrofobia kujdeset t’i shmanget poezisë, gjithçkaje që tingëllon sadopak poetikisht. Në disa raste ekstreme të metrofobisë, frika mund t’jetë aq e rëndë saqë frikacakët mund t’kenë nevojë të shtrohen dhe në spital pas sulmit të panikut – thoshte artikulli. Në faqen “psychtimes” ka një artikull të gjaaaatë deri në dysheme, sa i përket metrofobisë : )

Ndokush që vuan nga metrofobia dhe vetëm të mendojë për poezinë mund t’i “ndodhë” një ankth i madh, e lëre më t’jetë “afër” poezisë, apo duke e lexuar atë. Nëse personat e tillë rastis të ndodhen “afër, pranë” poezisë, atëherë ankthi që ata e përjetojnë mund t’jetë aq ekstrem saqë, si rrejedhojë mund ta përjetojnë një sulm të plotë paniku.

Dhe nëse e përjetojnë një sulm të tillë paniku, atëherë edhe simptomat do jenë të gjithëfarëllojshme; mund t’kenë rritje vrullshëm të rrahjeve të zemrës, shpejtim të frymëmarrjes, tension të muskujve, dridhje, djersitje të tepërt etj. Dmth. e qartë, frikë aq e madhe, njësoj si kur gjatë safarit në Serengeti papritur takohemi me një luan të frikshëm, apo me ndonjë panterë të uritur, pakashumë njësoj : )

Në disa raste ekstreme të metrofobisë, frika e këtyre personave nga poezia mund t’jetë aq e rëndë saqë mund t’kenë nevojë të shtrohen dhe në spital pas sulmit të panikut. Edhe pse kjo mund t’mos jetë përvojë e të gjithëve që vuajnë nga metrofobia(spitali nuk nevojitet dhe aq shpesh) megjithatë nuk përjashtohet mundësia që të ndodhë.

Sa i përket metrofobisë, personi që vuan nga kjo frikë për fat të mirë s’ka nevojë të përpiqet shumë rreth shmangies së poezisë, pasi kjo formë arti s’është aq e njohur dhe as e përhapur sa dikur – thoshte artikulli. Sidoqoftë, secilikush që vuan nga metrofobia kuptohet se do kujdeset që t’i shmanget poezisë, kudo që ajo shfaqet, pavarësisht sa e rrallë si dukuri

Artikull i gjatë rreth metrofobisë, pothuaj sa 1 libër i tërë : )
https://psychtimes.com/metrophobia-fear-of-poetry/ ]

Please follow and like us: