Albspirit

Media/News/Publishing

Pajtim Sejdinaj: Brinjë më brinjë…

Jam goditur brinjë më brinjë!… Që kur?!…

S’ e mbaj mend historinë!

“Mos ndofta kam lindur i plagosur brinjë më brinjë”?!…

Po  marr penën të shkruaj

E ndjej veten  të huaj”!

“Të huaj” në vendin tim!

Ku toka ka mbetur lëndinë!

Ku pleqtë kanë mbetur jetimë!

Ku zogjtë kanë marrë arratinë!

Ku loti i varur në mollza!

Ngrirë kallkan në faqe.

Ku bulzat e lotit ngjajnë si lule manushaqe.

 Ku Dhimbja në shpirt mal me borë!

 Ku Durimi  shkërmoqet me dorë!

 Ku Syri i  fenerit dritë kërkon!

 Ku Shpresa bubullimë gjëmon!

Atdheu  rëkon, rëkon, rëkon!

 Ku Mendja  arratisur

Në honet e vdekjes gremisur!

Në Hartën e Europës vidhisur.

Ku At-mëmëdheu i coptuar dhe  grisur!

Ku një Flamur valvitet me plot Shpresë!

Besa zë e bërtet:

“A ma keni parë Gjergj Elez Alinë?!

Po Kostandin?!

Po Martirët e rënë?

Po amanetet”?

Ku mëkatet robër  i kanë zënë!

Atdheun Plumbi e  ka marrë “brinjë më brinjë”!

Nga balozët e vjetër dhe të rinj

Nga balozët  si bloza, katran të zinj!

Oh!

Mos  m’i keni parë Burrat e  Dheut?!

Ata që i dhanë Besën Skënderbeut!

Të ngrehejnë Atdheun në këmbë!

Ne vete po hamë me dhëmbë!

Edhe stërgjyshi, gjyshi dhe babai im.

Vdiqën ku loti

ngriu kallkan në faqe!

Vetëm bulzat e lotit, ato mbetën

si lule manushaqe.

Europa dhe Bota

na kanë borxh!

Na kanë  “vrarë” historinë!

Na ndanë kufirin!

At-mëmëdheun e grinë!

E copëtuan Arbërinë!

E drejta fle nën “Dafinë”!

A ma keni parë Gjergj Elez Alinë?!

“S’ka më Topuz”!

Koha kur Europa qesh nën buzë!

Kohë e pamjaftueshme!

E pabesushme!

Koha kur dolën të tanët balozë

si bloza katran të zinj!

 Po “kafshojnë” Shqipërinë

brinjë më brinjë!

A ma keni parë Gjergj Elez Alinë?!

Balozët Shqipërinë në tokë e shtrinë

e goditën, e grinë “brinjë më brinjë”!

At-mëmëdheut ka vite “kokë prerë”!

Trupin  ia hedhën në erë!

Kufomën nën gunë shkuar në “hell”!

Pjekur në diell! Balozët

si bloza  katran të zinj!

 E kafshuan “brinjë më brinjë”!

A ma keni parë Gjergj Elez Alinë?!

Kohë e pa mjaftushme!

E pabesushme!

Jo!

Kohës i veshën “brekushet të kuqe”!

Është koha për t’a ringritur Mëmdheun në këmbë!

Për ta çuar dinjitetin në vend!

At-mëmëdhu i shtrirë!

Goditur “brinjë më brinjë”!

A ma keni parë Gjergj Elez Alinë?!

Në Shqipëri po ha njeriu -njerinë!

Njëri-tjetrit  ia zumë pusinë!

për ta goditur “brinjë më brinjë”!

Nxitur nga balozët  si bloza  sterrë të  zinj!

Hymë në shekullin e njëzet e një.

Atdheun shkuar në “hell”!

Pjekur në diell, skelet, pa jetë!

Brinjët i dallohen lehtë!

Balozët e rinj  si baloz  katran të zinj

si çakenj sulur “brinjë më brinjë”!

Oh!

Balozët e rinj  si bloza katran  të zinjë!

A ma keni parë Gjergj Elez Alinë?!

Balozët e rinj  si bloza katran  të zinjë

“Nderin Atdheut”  ia copëtuan, ia grinë!

Please follow and like us: