Albspirit

Media/News/Publishing

Ardian Haziri: Rrjeta e fatit

Qielli ishte në humor të keq,

Dhe u ngrys në mesin e ditës verore, 

Atë ditë nuk e bëri asnjë hap të gabuar,

Do ta bënte, vetëm po të kishte lundruar. 

*

Të nesërmen, qielli buzëqeshi përsëri,

Bashkë me flladin e lehtë mëngjesor,

Tashmë, peshkatari ndodhej në perëndim,

Dhe rrjetat i kishte lëshuar qysh në agim. 

*

Në qetësinë e detit, i heshtur priste në varkë,

Me rrjetat plot, të kthehej në darkë.

Please follow and like us: