Gjelok Marko: Politikanët plehraxhinj
Më kujtohet koha kur ne një grup shokësh kaluam ilegalisht kufirin për të filluar një jetë të re në botën e lirë Perëndimore. Kurrë më diktaturë komuniste, kurrë më spiunime nga mbrapa, kurrë më varfëri e tallona… Dhe gjetëm njerëz dashamirë në Perëndim që na hapën dyert, na ndihmuan… Dhe zemra jonë ngazëlloi nga mirënjohja… Po me kalimin e kohës e nxorri fytyrën e tij të vërtetë realiteti i ashpër i cili i shkatërroi shumë nga iluzionet tona, siç i than e shkatërron pa mëshirë dimri i acartë lulet që mashtrohen dhe çelin para se të vijë me të vërtetë pranvera. Pothuaj ne të gjithëve që kishim guxuar të sfidonim gardhet me tela me gjemba dhe të kalonim kufirin, na u ofrua e njëjta punë, i njëjti pozicion në shoqëri: Puna dhe pozicioni i plehraxhiut!
Më kujtohet shumë mirë se si buzëqeshja dashamirëse u transformua menjëherë në një ngërdheshje cinike e më vonë madje kërcënuese kur i thashë jo ofertës “dashamirëse”. Të njëjtën gjë më dëshmuan dhe shokët e mi të afërt me të cilët bashkë kaluam kufirin dhe pastaj secili u shpërnda për të kërkuar vendin që do t’i përshtatej më mirë. Shumica nga ne thanë: “Jo”! Vetëm njëri nga shokët tanë iu përgjigj me “Po” kësaj kërkese, megjithëse e dinte se ish gabim. Kur u takuam përsëri bashkë pas disa vitesh, personi më i pakënaqur ish shoku ynë i cili nuk pati guximin t’i thosh: “Jo” ofertës. Ne, të gjithë të tjerët që patëm guximin të themi “Jo”, pasi përballuan presone e vështirësi më të mëdha në fillim, tani ishim rregulluar në profesione e pozita shoqërore në të cilat ishim të kënaqur. Më vonë disa hapën biznese, kurse ai që nuk e pati këtë guxim kish mbetur në pozitën që mori me mirësjellje në fillim. Pak më vonë mori vendimin e duhur dhe u rikthye në atdhe.
“Ç’po na thua”, mund të na thotë dikush, ç’do punë që të bësh është nder! Pastaj dhe ata që pastrojnë plerat njerëz janë nuk duhen konsideruar si persona të dorës së dytë”!
“Shumë e vërtetë”! është përgjigjja jonë. Një person që kalon kufirin ilegalisht është i detyruar të bëjë çdo punë, ka bërë me siguri çdo lloj pune dhe ne as nuk mund të kemi iluzione e mëndjemadhësi boshe, as mund të kemi verbërinë të quajmë dikë si një person të dorës së dytë, përkundrazi. Këtu bëhet fjala për të patur guximin dhe qartësinë të marrim vendimet e duhura për jetën tonë edhe në situatat e vështira kur presioni është i madh. Po nuk patëm guximin dhe qartësinë të marrim vendimin e duhur në jetë, edhe kur presioni është i madh, pasojat mund të jenë shumë të rënda, madje në disa raste e situatatë veçanta të parikthyeshme dhe katastrofale.
Ne nuk kemi asnjë droje të ushtrojmë çfarëdo profesioni, por jemi shumë të kujdesshëm dhe nuk lejomë çdo profesion të bëhet pjesë e identitetit tonë personal, familiar apo kombëtar. Gjatë gjithë historisë shumë persona, familje e fise të tëra e kanë lidhur identitetin e tyre me profesine të caktuara. Kemi familje e fise të cilat mbiemrat e tyre i kanë Kovaçi, Furrxhiu, Sheqerxhiu, etj. Nuk ka asnjë familje e fis që të ketë pranuar mbiemrin Plehraxhiu. As si komb kurrë nuk do të pranonim të na quanin “plehraxhinjtë e Evropës”.
Po ashtu ne si në në ditët e fillimit të jetës tonë në emigrim edhe politikanët shqiptarë, me t’u bërë pjesë e aleancave dhe strukturave perëndimore, u përballën me presionit për t’i vendosur ata në pozitën e “Plehraxhiut”. Sa e sa shtete miq, të cilët na kishin ndihmuar në ditët tona të vështira kanë kërkuar e kërkojnë të kenë të drejtën të hedhin plehrat e tyre në Shqipëri. Sa nga politikanët tanë kanë patur guximin të thonë: “Jo”! Në fakt politikanët e kanë më të lehtë të thonë: “Po”! Kur ata e bëjnë këtë gjë ata marrin për vete e familjet e tyre shpërblimet, kurse pasojat i paguan të gjitha populli. Përveç kësaj nuk është sekret fakti se ka patur e ka grupime e rryma të caktuar që kanë punuar e punojnë vazhdimisht që në pushtet në Shqipëri të vijnë e të qëndrojnë vetëm politikanë “plehraxhinj” që gjithmonë pranojnë çdo pleh që të tjerët duan të hedhin mbi Shqipërinë e Shqiptarët. Thuhet se ndoshta më të zellshmit në këtë drejtim kanë qënë dhe janë “Fondacini Sorros”, ose siç i qujnë disa “Klani i Sorrave”. Thuhet se ashtu siç sorrat i urrejnë shqiponjat, në të njëjtën mënyrë edhe përfaqësuesit e “Klanit të Sorrave” urrejnë Shqipërinë dhe gjithë Shqiptarët. Thuhet se ky klan ka investuar më tepër se kudo që Shqipëria e shqiptarët të sundohen nga politikanë besnikë të verbër të këtij klani, kanë investuar dhe bëjnë çdo përpjekje që sorrat, gallofët dhe kryegallofët të sundojnë gjithmonë mbi Shqipet. Madje propagandohet se Shqipet nuk janë më Shqipe, se ato nuk ngrihen dot më të fluturojnë në lartësi si dikur, dhe ato kurrë nuk do të mund të çlirohen dot nga sundimi e diktatura e sorrave, gallofëve e kryegallofëve?!
Mos u besoni kurrë këtyre mashtrimeve! Shqipet kanë qënë, janë dhe do të mbeten Shqipe. Mos u besoni krakëllimave propagandistike të sorrave! Në fakt tani sorrat po krakëllijnë më fort se kurrë sepse kanë marrë një goditje të fortë dhe mundohen të mbajnë me çdo kusht atë popull atë komb që nuk do t’u kundërvihet. Të mos i lejojmë që të na mbajnë në skllavëri qoftë edhe një ditë të vetme. Nuk ka më keq se kur një komb shqiponjash të mbahet në skllavëri nga një klan sorrash!
Ne shqiptarët kemi një problem të trashëguar: Tarafet. Dikur thuhej: “E di se është qen e derr, po nuk kam se ç’ti bëj se e kam të tarafit tim”! Me kalimin e viteve vendin e tarafeve zyrtarisht e zunë partitë politike. Parti Politike u quajtën por mbeten në fakt tarafe. Sot thuhet: “E di se është qen e derr, po nuk kam se ç’ti bëj se e kam të partisë-taraf që bëj pjesë”!
Shqipet nuk duhet ti nënështrohen diktaturës së sorrave për hir të partisë-taraf. Koha e sorrave po mbaron. Nuk duhet të vazhdojmë të zgjedhim ata politikanë “plehraxhinj”që e kanë provuar se për të ruajtur pushtetin, janë gati të hedhin të gjitha plehrat e të tjerëve mbi Shqipërinë e shqiptarët. Gjergj Kastrioti Skënderbeu tha: “Lirinë nuk ja u solla unë, por e gjeta në mesin tuaj”!
Liria vjen kur një person, komb vendos të jetë i lirë. Liria për Shqipërinë vjen kur shqiptarët të vendosin të jenë të lirë. Zgjedhjet e 11 Majit mund ta bëjnë lirinë realitet!