A është e moralshme të bashkëpunosh me Stalinin për të luftuar Hitlerin?
Gjelok Marko
Kjo pyetje u shtrua me forcë në fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Vendet Balltike, etj, por sidomos Ukraina kish vuajtur shumë nën regjimin e Stalinit. Jo shumë vjet para sulmit të Hitlerit, Stalini me dhunë kish ndërmarë një reformë agrare në territorin e Ukrainës. Si pasojë e kësaj reforme dimrin e po atij viti shumë persona vdiqën nga uria. Dhe ja tani regjimi i Stalinit mori fund. Ukraina u pushtua ushtarakisht dhe në pushtet ardhi Adolf Hitleri. Shumë vetë u gëzuan dhe festuan me të madhe: Më në fund të lirë nga Stalini dhe diktatura e tij! Për më tepër ai po zëvendësohej nga Adolf Hitleri, një politikan që e kish origjinën nga Austria e qytetëruar, që me siguri do të sillte me vete kulturën, rregullin e drejtësinë Gjermane. Me siguri gjithçka do të bëhej më mirë për të gjithë. Kështu flisnin e mendonin shumë vetë në fillim. Po dardha e kishte bishtin prapa. Brenda pak javësh populli i Ukrainës pa se kishte edhe më keq se Stalini. Të qëndronin neutralë ish e pamundur. Hitleri i detyronte të bëheshin pjesë e njësiteve të tij: Disa i dërgonte të mbronin Kampet e Shfarrosjes, të tjerët duhet të bëheshin pjesë e njësiteve që sumonin drejt Rusisë. Kështu ukrainasit u vendosën para një dileme të madhe: Të bëheshin pjesë e planeve shfarosëse, të bëheshi bashkëfajtorë në krimet e Hitlerit apo të merrnin armët në dorë dhe të luftonin për të sjellë përsëri në pushtet Stalinin, Stalinin e urryer jashtë mase.
Ukrainasit vendosën të luftojnë kundër Hitlerit! Dhe nuk ish një luftë e lehtë, por më në fund u shpërblye. Pas mbarimit të Luftës vetë Stalini i rishikoi dhe i ndryshoi shumë nga refomat që ai kish ndërmarë në dëm të Ukrainës. Nikita Krushovi shkoi dhe më tej: I riktheu Ukrainës Gadishullin e Krimesë, territor i cili historikisht dhe etnikisht i takonte Ukrainës, por që ja kish marrë padrejtësisht Rusia. Ukraina kishte një vend të nderuar në Bashkimin Sovjetik, në territorin e saj u bënë investime e ndërtime të rëndësishme…
A mos ndodhen shumë votues shqiptarë sot para një dileme të ngjashme si Ukraina pas pushtimit nga Hitleri? Para disa vitesh kur Sali Berisha i humbi zgjedhjet, shumë u gëzuan dhe festuan. Të drejtë kishin, shumë gjëra ishin bërë gabim! Por mbi të gjitha, burim i optimizmit ishin premtimet që kishin marrë nga Edi Rama. Dhe Edi Rama ish një intelektual e artist, një person që buronte nga një familje artistësh, kish jetuar për një kohë të gjatë në Evropë, me siguri gjthshka do të bëhej mirë e më mirë…
Po edhe këtu dardha e kishte bishin prapa. Bisht dhe çfarë bishti që i habiti dhe kaloi të gjitha parashikimet, na thonë disa, dhe na përmendin vllazërinë e Edi Ramës me Joseph Goebbels-in e Millosheviçit, Vuçiç, na përmendin “Ballkanin e Hapur”, na përmendin George Sorosin dhe planet e tij shkatërruese, etj.
Nuk duam të përmendim me tepër argumente, nuk duam të marrim anën e njërës palë kundër tjetrës. Po fakt është se secila palë thotë se po fitoi pala tjetër do të ish shkatërrimi i Shqipërisë. Një gjë është e sigurt: Ndodhemi në një moment kyç të historisë kombëtare. Në një moment që ata të ciët kanë plane shkatërruese për kombin duhen mposhtur me çdo kusht! Historia na mëson se ka momente kur është shumë gabim të mendosh se mund të qëndrosh neutral.
Neutraliteti në rastet ekstreme ndihmon të fitojë e keqja. Historia na mëson se ka raste kur është e moralshme të bashkohesh me Stalinin për të luftuar e për të mposhtur Adolf Hitlerin. Të gjithë ata që u bashkuan me Stalinin për të luftuar kundër Hitlerit gjatë Luftës së Dytë Botërore edhe sot quhen Heronj të Lirirsë. Këtë titull as nuk ja u heq dot askush.
Zgjedhjet e datës së 11 Majit janë me rëndësi historike. Sejcili duhet të vendosë cilën anë do të rreshtohet: Me ata që sjellin shkatërrimin apo me ata që mundohen ta pengojnë këtë shkatërrim të kombit. Secili e di vetë në zemrën dhe në ndërgjegjen e tij se në çfarë anë është e drejta dhe vërteta. Ti bindesh zërit të ndërgjegjjes, të luftosh për të vërtetën është gjithmonë e vështirë, por shpërblehet përjetësisht. Të bësh të kundërtën mbase është rruga më e lehtë sot, por kush ndimon shkatërruesin të sjellë shkatërrimin bëhet bashkëfajtor dhe do të ketë pasojat që dihen.