Ardian Haziri: Anestezi lokale
Krimbi i dyshimit nisi ta gërryente,
se kjo shoqëri ka anestezi lokale,
I ka shpallur luftë vlerës,
e ulur në fron, si mbretëreshë krenare;
Injoranca mban kurorën në kokën bosh,
nuk e shpëton dot as iluministi,
nga fundosja në kënetë.