Saimir Kadiu: In memoriam, Aleksandër Moisiu!
Vdekja a aktorit të madh dhe “Unaza e Iffland-it”…
Nesër është 91- vjetori i vdekjes së aktorit më të famshëm me origjinë shqiptare… dhe nje nga zërat ikonikë të teatrit botëror të gjysmës së parë të shekullit XX… ALEKSANDER MOISIU.
Aleksandër Moisiu ishte i madh sepse shndërroi teatrin evropian në një përvojë universale emocionale, duke u bërë një nga aktorët më të respektuar të shekullit XX.
Ai u dallua për tragjeditë klasike, për stil unik të aktrimit dhe për famën ndërkombëtare që e bëri një figurë të përbotshme.
Sipas Erika dhe Klaus Man “vetëm një aktor gjenial si Moisiu bashkonte pikëllimin e Hamletit me sharmin e Romeos…”.
Apo sipas Maks Brodit: “Hamlet është shkruajtur për Moisiun, dhe Moisiu ishte lindur unik për të interpretuar Princin e Danimarkës”.
Albert Einstein e quajti Moisiun “aktorin më të madh të kohës së tij”.
Konsiderohej “hyjnori i grave”, për shkak të shikimit të tij të fuqishëm dhe prezencës magnetike në skenë.
U martua dy herë, me aktore të njohura të kohës: me Maria Moissi, me të cilen kishte një vajze Beate Moissi dhe me Johanna Terwin Moissi (1884-1962), e cila i qëndroi pranë deri në fund të jetës.
Në një intervistë të vitit 1921, Terwin e përshkroi Moisiun si një “fëmijë të madh, ëndërrimtar në tokë, i pafuqishëm në jetën praktike, por i sjellshëm dhe i dashur”.
Aleksandër Moisiu ka patur edhe një vajzë me aktoren Herta Hambach, Bettina Moissi…
Bettina Moissi (1923–2023), vajza e Moisiut u bë një aktore e njohur gjermane e teatrit dhe filmit. Ajo u bë e famshme sidomos për rolin kryesor në filmin “Long Is the Road” (1948), i pari film gjerman që trajtoi temën e Holokaustit.
Ajo (nuk e vizitoi asnjëherë Shqipërinë) pati tre fëmijë: Nicolas Berggruen (investitor miliarder, lindur me 1961), Olivier Berggruen (historian arti, lindur me 1963), dhe vajza Mikaela (e ndjerë).
Në gusht 2022 djemte e Bettinës vizituan Shqipërinë duke u ndalur në Durrës, Tiranë dhe institucione të tjera kulturore. Vizita u cilësua si një “kthim te rrënjët”, pasi të dy janë nipër të Aleksandër Moisiut.
Gedeon Burkhard (lindur me 3 korrik 1969), një aktor i njohur bashkëkohor gjerman është stërnipi i Moisiut (nga linja e vajzes se tij Beate Moissi). Ka interpretuar rolin Corporal Wilhelm Wicki në filmin Inglourious Basterds (2009). Nëna e tij Elisabeth von Molo është mbesa e Aleksandër Moisiut.
Gjenia e Moisiut vuri ne “krize” edhe “Unazen e Iflandit”, çmimin më prestigjoz gjerman për aktorin më të madh të botës gjermanike…
Dhe kjo ndodhi në diten e varrimit e varrimit të tij, 91 vjet më parë, në 23 mars 1935…
Unaza e Iflandit – Është krijuar për nder të dramaturgut e regjisorit të shquar gjerman August Ifland, mik i ngushtë i Goethe-s dhe i Schiller-it. Unaza e Iflandit kishte vlerën e një çmimi artistik.
Iffland-i la trashëgimi një nga unazat e tij, që të përcillej nga aktori më i mirë gjerman, që do ta zëvendësonte, atij, që ai do ta konsideronte si zëvendësuesin e tij në artin dramatik. Kjo traditë vazhdoi dhe unaza kaloi nëpër duart e shtatë aktorëve të famshëm për të përfunduar në gishtin e Albert Basserman (1867 – 1952), si një lloj vlerësimi artistik.
Albert Bassermann, ishte mbajtesi i kesaj unaze… Ishte 68 vjeç në kohën e vdekjes se Moisiut dhe ishte në kohen që duhet te zgjidhte pasardhësin…
Atij i përkiste kujdesi delikat që të linte trashëgimi unazën e Iffland-it. Cili do të ishte fatlumi i zgjedhur?
Disa emra qarkullonin…
Dy zgjedhjet e tij të mëparshme Aleksandër Girardi dhe Max Pallenberg kishin vdekur…
Por Albert Bassermann në momentin e vendosjes së arkivolit, hodhi unazën e famshme mbi trupin e të ndjerit Moisi…
– Skena gjermane vdiq ! – tha ai. Unë nuk do t’ia jap askujt këtë unazë…
Drejtori i Burgtheater, Hermann Röbbeling e mori unazën nga arkivoli duke thënë se ajo i jepet vetëm aktorit më të mirë që është gjallë…
Kjo ngjarje beri qe unaza e Iflandit te harrohej per 11 vjet…
Bassermani kurre nuk e mbajti ne gishtin e tij kete unaze dhe ne vitin 1938 emigroi ne Amerike…
Edhe kur u kthye ne Viene ne vitin 1946, ai refuzoi ta rimerrte unazen…
Basserman mendonte qe Moisiu ishte nje hebre i teatrit gjerman…
Aleksandër Moisiu u konsiderua mbajtësi i fundit i saj.
Pas vdekjes së tij në 1935, tradita u ndërpre, duke e kthyer unazën në një mister historik.
Askush nuk e dinte origjinen e vertete te Moisiut… bile as miqte e tij te ngushte si Franz Kafka apo Stefan Cvajg. Ata e konsideronin hebre, edhe si nje deshire te vleresimit te tyre te madh ndaj Moisiut…e donin ta kishin te “tyren”…
Shkrimtari Stefan Zweig e quajti “qytetar nga Trieste” dhe shpesh Moisiu konsiderohej si një artist “pa atdhe”, për shkak të mungesës së një shtetësie të qartë.
Gjatë terë jetës Moisiu pati telashe me përkatesinë nacionale dhe me vendlindjen, sado që nga biografia e tij diheshin edhe për njerën edhe për tjetrën. Më në fund, për ta bërë publike, e sigurisht i shtyrë edhe nga atdhedashuria, Mosiu i drejtohet Kosullatës Shqiptare për pranimin e shtetësisë shqiptare.
Mbreti Zog dhe Aleksandër Moisiu kishin një marrëdhënie të ndërlikuar: Moisiu kërkoi nënshtetësinë shqiptare, por Zogu fillimisht e refuzoi për arsye politike, duke e lënë aktorin e madh pa mundësi të kthehej zyrtarisht në atdhe.
Nuk ka dokumente zyrtare që shpjegojnë plotësisht refuzimin, por mendohet se Moisiu kishte një qëndrim kritik ndaj regjimit autoritar të Zogut.
Pas debatit në shtyp dhe opinionin ndërkombëtar, Zogu u detyrua të shqyrtonte kërkesën, por procesi u zvarrit.
Moisiu, gjithashtu, kishte kërkuar edhe shtetësinë italiane, për çka flet takimi njëorësh me Benito Musolinin më 20 prill të vitit 1934, ku u bisedua edhe për çështje të tjera kulturore në Itali. Për Duçen, Moisiu ishte artisti i madh emigrant i Italisë. Sipas autorit Shaper, lajmi për nënshtetesinë italiane i vjen disa orë para vdekjes, ku ai i thote gruas së vet “Molto tardi ! Molto tardi”, pra “Shumë vonë, shume vonë!”
Ishte kjo arsyeja qe arkivoli i tij u mbulua me flamurin Italian…
Aleksandër Moisiu jetoi dhe punoi në Itali gjatë kohës së Musolinit.
Moisiu interpretoi shpesh në Romë, Milano dhe Torino, duke fituar një reputacion të jashtëzakonshëm si aktor tragjik.
Publiku italian e adhuronte për rolet e tij në Hamlet, Edip dhe tragjedi të tjera klasike.
Lidhja e tij me Musolinin ishte indirekte: regjimi e përdorte famën e tij për prestigj kulturor, por Moisiu mbeti një figurë e artit, jo e politikës.