Albspirit

Media/News/Publishing

Qerim Vrioni: Protestë në një fotografi të vjetër

Sipas disa studiuesve të njohur të historisë së fotografisë botërore (Newhall, Blaumont, Frizot, Gernsheim, Ang etj.) katër mbahen si shpikësit themelorë të fotografisë. Ata janë Nicephore Niepce (1765-1833), Jean Louis Mande Daguere (1787-1851), Hippolyte Bayard (1801-1887) dhe Henri Fox-Talbot (1800-1877), tre të parët ishin francezë, tjetri anglez. Të katër kanë krijuar dhe punuar në harkun e viteve 1820-1860, me proceset e shpikura prej tyre, që përkatësisht sipas renditjes kohore janë: heliografi, dagerotipi, shtypje direkte në letër dhe talbotipi. Me tre proceset e para përftohej vetëm një imazh fotografik, ndërsa me të tretin arrihej (teorikisht) tek një numër i pafundmë kopjesh me teknologjinë e re negativ-pozitiv, kjo do të mbizotëronte në fushën e “dhomës së errët” për më shumë se 150 vjet.

Një nga këta shpikës, Hippolyte Bayard (lexo Bajar) do të realizonte në vitin 1840, me procesin e tij (pozitiv drejtëpërdrejtë në letër) të shpikur një vit më herët, imazhin fotografik shumë të njohur me titull “Si një burrë i mbytur” (Comme un noye-fr.), për të cilin do bëhet fjalë më poshtë. Origjinali i këtij imazhi fotografik ndodhet në Galerinë e “Societe Française de Photographie” (Shoqata Franceze e Fotografisë) të Parisit dhe ka përmasa 18.8X19.2 cm. Më parë do paraqesim shkurtimisht jetën dhe veprimtarinë e Bayard.

Hippolyte Bayard?

Nga një botim i kohëve të fundit (Karren Helman&Caroly Peter-“Hippolyte Bayard and Invention of Photography”—Los Angeles, 2024) mësohet shumë për jetën dhe krijimtarinë e Bayard. Ai ishte një nëpunës i shkallës më të ulët (shërbyes) në ministrinë e financave të Francës aty nga fillimi shekullit XIX. Veçse, natyra e kishte pajisur Bayard-in me kureshtje të veçantë dhe ndjesi të holla estetike. Kështu përpos jetës modeste, ai nisi të merrej, aty nga mesi i viteve 1830, pas orarit të punës, me proceset e fotografimit. Pra, me mënyrën e përngrirjes së imazheve në materiale me sipërfaqe të rrafshta, qëllim i përpjekjeve edhe i mjaft kërkuesve të tjerë, piktorë, fizikantë, kimista etj.

Pas disa eksperimenteve, Bayard-i arriti në vitin 1839, të përngrijë drejtëpërdrejt në letër (pra vetëm një copë) imazhe të caktuara. Njëkohësisht me të, por pa lidhje me njeri-tjetrin punonte edhe piktori Jean Lui Daguerre. Ky, arriti të njëjtën gjë, por në sipërfaqe metalike të trajtuar kimikisht, këto u quajtën dagerotipa. Në saj edhe të miqësive të shumta të Daguerre, Akademia e Shkencave dhe Akademia e Arteve të Bukura, në një mbledhje të përbashkët më 19 gusht 1839, i njohën atij patentën e dagerotipisë dhe filluan financimet shtetërore për të. Ndërkohë, ndaj Bayard-it u mbajtë qëndrim tërësisht mospërfillës, çka e pezmatoi thellësisht atë. Pak muaj më pas, më 1840, ai realizoi fotografinë që po analizojmë.

Rreth vitit 1842, Bayard-i nisi të fotografojë me pasion duke përdorur procesin negativ-pozitiv ose talbotipinë. Nëpër lentet e aparatit të tij kaluan natyra të qeta të kompozuara me shije, peizazhe, portrete, arkitektura, madje dhe pamje të barikadave të revolucionit francez të vitit 1848. Eklipsimi i padrejtë i krijimtarisë së tij, nga shkëlqimi i Daguerre, la vragë të thella në shpirtin e tij, megjithatë, në vitin 1863, Bayard-i u nderua me “Kalorës i Legjiont të Nderit”. Ai u nda nga jeta më 1887, pa familje dhe i varfër, veçse pa harruar tja linte krjimtarinë e tij si trashgimi “Shoqatës Franceze të Fotografisë”, veprim fisnik dhe shembullor. Sot, thuajse të gjithë librat e historisë së fotografisë në botë, e përmendin Hippolyte Bayard si një nga shpikësit e nderuar të saj. Në vitin 2019, Komuna e Breteuil (vendlindja e Bayard-it), bleu shtëpinë e fotografit për të ndërtuar një rezidencë për artistët që punonin me proceset fotografike të shekullit XIX. Po ashtu, është thuajse e pamundur të mësohet emri i ministrit francez të financave që firmoste rrogën e ulët për punonjësin më të thjeshtë të dikasterit, Hippolyte Bayard, veçse emri i këtij të fundit, siç u cek më sipër haset në të gjithë librat e historisë botërore të fotografisë.

Fotoja “I mbyturi”

Sëpari, kthjellojmë diçka në lidhje me titullin e imazhit fotografik. Kështu e emërtojnë, përsa kemi hulumtuar, botimet franceze (“Le noye”) dhe italiane (“L’annegato”), ndërsa të tjera (Rosenblum, f.33) e quan “Autoportret–si një burrë i mbytur”. Albumi i njohur anglez “The Photo Book” (1997, f.42) i “Phaidon” e emërton “Burri i mbytur” (“The drowned man”). Thelbi i të gjithave është po ai, paraqitje e një burri të mbytur. Duke parë mospërfilljen institucionale ndaj punës dhe shpikjes së tij, Bayard-i, autodidakt dhe pasionant, mendoi se duhet të bënte diçka kundra këtij qëndrimi të padrejtë. Për këtë ai zgjodhi fotografinë, për të publikuar shqetësimin e tij, ndonëse kjo ende nuk ishte kthyer në media. Imagjinata e tij e veçantë e drejtoi tek ajo veprimtari, e cila shumë vite më pas e përgjithmonë, do të kthehej në një medium shumë të përhapur dhe mjaft ndikues në shoqërinë njerëzore.

Ai fotografoi veten në një pellg uji, kinse ishte i mbytur, pra realizoi një autoportret. Veçse, nuk ishte një autoportret i rëndomtë, por një imazh me subjekt, pra më ndryshe, ai krijoi një fiction fotografik, pa dyshim të parin në historinë e fotografisë. Pas letrës fotografike shkroi ndër të tjera: “Trupi që shihni në anën tjetër të fotos është e z.Bayard, shpiksit të talentuar, të cilin qeveria nuk e vlerësoi dhe financoi, kështu që ai i dha fund jetës duke u mbytur”. Nuk mund të përjashtohet edhe versioni i vërtetë i narrativës së fotografisë, pra vetvrasja, e ndoshta dashuria e tij për fotografinë e kishte ndaluar para veprimit të aktit fatal. Ky imazh fotografik përbënë, si u tha më lartë, dhe fiction e parë në lamin e “dhomës së errët”, që mund të quhet edhe si pararendëse zbatimeve të ngjajshme publike. Kështu, fotopllakatet e mëpasme, me përmasa të mëdha, trajtuan tema problematike si luftrat, diktaturat, varfëria, korrupsioni e, sidomos padrejtësitë politike, shoqërore dhe ekonomike.

Mund të imagjinohen përafërsisht veprimet e tij para vetfotografimit; ngritja e trekëmbshit prej druri buzë një pellgu, vendosja e aparatit të madh prej druri mbi të, mandej futja vet në ujë gjysmë i çveshur, por edhe përfshirjen para objektivit edhe të një kapele kashte pranë tij etj. Nuk mund të përjashtohet mundësia e pranisë së ndonjë ndihmësi, por sigurisht edhe ndoshta përsëritja disa herë e shkrepjes kur nuk arrinte çfarë donte e mendonte. Këto, ndoshta e kanë mërzitur mjaft, sepse procesi që përdorte ai kërkonte shumë kohë. Duhet të parafytyrojmë gjithashtu, edhe mjetet e thjeshta dhe artizanale të punës që kishte në përdorim mjeshtri francez në ato kohë.

Përpos këtyre nuk duhet harruar se kjo ishte si fotografimi i një çasti të një filmi kinematografik, veçse, këtu Bayard-i do të ishte skenaristi, regjizori, drejtori i fotografisë dhe…aktori kryesor i filmit. Pra, për të arritur tek imazhi përfundimtar fotografik, atij i duhej të shpërfaqte aftësi krijuese, talent dhe imagjinatë, thuajse në të gjithë vektorët e një filmi. Nga jetëgjatësia dhe përballja e saj me publikun nëpër faqet e librave apo albumet e fotografisë, duket qartë se ai e ka arritur qëllimin. Edhe pse, jo shumë e pastër teknikisht (ishin agimet e fotografisë), ajo botohet vazhdimisht.

Nga hulumtimet në literaturën e fotografisë, mësohet se kjo foto nuk pati ndikim të ndjeshëm në trajtimin e mëpasshëm të Bayard-it. Veçse imazhi “I mbyturi” ka hyrë qetësisht e përjetësisht në historinë e fotografisë botërore jo vetëm si autoportreti i parë i “dhomës së errët”, por edhe si imazhi i parë fotografik në gjininë e kompozimit. Dhe jo, si një kompozim çfardo, por si simbol i një qëndrimi qytetar para një padrejtësie, pra si një protestë me mjete artistike. Po ashtu, si duket Bayard, e parashikoi kthimin e fotografisë në një medium ku tregohet “forca e imazhit” fotografik aq i përhapur dhe i dobishëm në botë në dy shekujt e fundit./Panorama, 23 prill 2026

***

Qerim Vrioni: Protesto en malnova fotografio

Laŭ kelkaj konataj esploristoj de la historio de mondfotografio (Newhall, Blaumont, Frizot, Gernsheim, Ang k.a.), kvar personoj estas konsiderataj la ĉefaj inventintoj de fotografio. Ili estas Nicephore Niepce (1765–1833), Jean Louis Mande Daguerre (1787–1851), Hippolyte Bayard (1801–1887) kaj Henri Fox Talbot (1800–1877); la unuaj tri estis francoj, la lasta angla. Ĉiuj kvar kreis kaj laboris en la periodo inter la jaroj 1820–1860, kun la procezoj inventitaj de ili, kiuj laŭ kronologia ordo estas: heliografio, dagerotipio, rekta presado sur papero kaj talbotipio. Per la unuaj tri procezoj oni ricevis nur unu fotografian bildon, dum per la kvara oni atingis (teorie) senliman nombron da kopioj per la nova teknologio negativ-pozitiv, kiu dominis en la kampo de la “malluma ĉambro” dum pli ol 150 jaroj.

Unu el ĉi tiuj inventintoj, Hippolyte Bayard, en 1840 realigis, per sia propra procezo (rekta pozitivo sur papero), inventita unu jaron pli frue, tre konatan fotografian bildon kun la titolo “Kiel droninta viro” (france: Comme un noyé), pri kiu ni parolos sube. La originalo de ĉi tiu fotografia bildo troviĝas en la galerio de la “Société Française de Photographie” en Parizo kaj havas dimensiojn 18,8 × 19,2 cm. Antaŭe ni mallonge prezentos la vivon kaj agadon de Bayard.

Hippolyte Bayard

El lastatempa eldono (Karren Helman & Caroly Peter – Hippolyte Bayard and the Invention of Photography, Los Angeles, 2024) oni lernas multe pri la vivo kaj kreado de Bayard. Li estis malaltgrada oficisto (servisto) en la franca ministerio pri financoj komence de la 19-a jarcento. Tamen la naturo dotis lin per aparta scivolemo kaj delikataj estetikaj sentoj. Krom sia modesta vivo, li ekde la mezo de la 1830-aj jaroj komencis okupiĝi, post la laborhoroj, pri la procezoj de fotografado. Do pri la maniero fiksi bildojn sur plataj surfacoj, celo de klopodoj ankaŭ de multaj aliaj esploristoj, pentristoj, fizikistoj, kemiistoj ktp.

Post kelkaj eksperimentoj, Bayard en 1839 sukcesis fiksi rekte sur papero (do nur unu ekzempleron) certajn bildojn. Samtempe, sed sen rilato inter si, laboris ankaŭ la pentristo Jean Louis Daguerre. Li atingis la saman rezulton, sed sur kemie traktitaj metalaj surfacoj; tiuj estis nomataj dagerotipoj. Pro la multaj konatoj de Daguerre, la Akademio de Sciencoj kaj la Akademio de Belartoj, en komuna kunveno la 19-an de aŭgusto 1839, rekonis al li la patenton de dagerotipio kaj komencis ŝtatan financadon. Dume Bayard estis tute ignorata, kio profunde ĉagrenis lin. Kelkajn monatojn poste, en 1840, li realigis la foton, kiun ni analizas.

Ĉirkaŭ 1842 Bayard komencis foti kun pasio uzante la negativ-pozitivan procezon, aŭ talbotipion. Tra la lensoj de lia aparato pasis zorge aranĝitaj naturoj mortaj, pejzaĝoj, portretoj, arkitekturoj, kaj eĉ scenoj de la barikadoj de la franca revolucio de 1848. La maljusta eclipsiĝo de lia kreado pro la brilo de Daguerre lasis profundajn vundojn en lia animo. Tamen en 1863 Bayard estis honorita per la titolo “Kavaliro de la Honora Legio”. Li mortis en 1887, sen familio kaj malriĉa, sed li ne forgesis lasi sian verkaron kiel heredaĵon al la “Franca Societo de Fotografio”, nobla kaj ekzempla ago. Hodiaŭ preskaŭ ĉiuj libroj pri la historio de fotografio en la mondo mencias Hippolyte Bayard kiel unu el ĝiaj honorataj inventintoj. En 2019 la komunumo de Breteuil (lia naskiĝloko) aĉetis lian domon por krei rezidejon por artistoj laborantaj kun la fotografiaj procezoj de la 19-a jarcento. Samtempe estas preskaŭ neeble ekscii la nomon de la financministro, kiu subskribis la modestan salajron de la simpla oficisto Bayard, dum lia nomo troviĝas en ĉiuj libroj pri la monda historio de fotografio.

La foto “La droninto”

Unue ni klarigu ion pri la titolo de la fotografia bildo. Francaj eldonaĵoj nomas ĝin “Le noyé”, italaj “L’annegato”, dum aliaj (Rosenblum, p. 33) nomas ĝin “Aŭtoportreto — kiel droninta viro”. La konata angla albumo The Photo Book (1997, p. 42) de Phaidon nomas ĝin “La droninta viro”. La esenco estas la sama: prezento de droninta viro.

Vidante la institucian neglekton al sia laboro kaj invento, Bayard, memlerninto kaj pasia kreinto, pensis ke li devas fari ion kontraŭ tiu maljusta sinteno. Por tio li elektis fotografion, por publikigi sian zorgon, kvankam tiu ankoraŭ ne fariĝis medio. Lia aparta imagpovo direktis lin al tiu agado, kiu multajn jarojn poste fariĝus vaste disvastiĝinta kaj tre influa komunikilo en la homa socio.

Li fotis sin mem en akvotruo, kvazaŭ li estus droninta — do li kreis aŭtoportreton. Sed tio ne estis ordinara aŭtoportreto, sed bildo kun temo; alivorte, li kreis fotografian fikcion — sendube la unuan en la historio de fotografio. Sur la malantaŭo de la fotografia papero li skribis interalie: “La korpo, kiun vi vidas sur la alia flanko de la foto, estas tiu de s-ro Bayard, la talenta inventinto, kiun la registaro ne taksis kaj ne financis, tiel ke li finis sian vivon per dronado.” Oni ne povas tute ekskludi ankaŭ la realan version de la rakonto, do memmortigon; eble lia amo al fotografio haltigis lin antaŭ la fatala ago.

Ĉi tiu bildo estas, kiel dirite, la unua fikcio en la kampo de la “malluma ĉambro”, kaj povas esti konsiderata antaŭulo de similaj publikaj aplikoj. Poste grandformataj fotoafiŝoj traktis problemojn kiel militoj, diktaturoj, malriĉeco, korupto kaj, precipe, politikaj, sociaj kaj ekonomiaj maljustaĵoj.

Oni povas imagi liajn agojn antaŭ la memfotado: starigo de ligna tripiedo ĉe akvotruo, lokigo de granda ligna kamerao sur ĝi, poste eniro en la akvon duonvestite, kaj ankaŭ enmeto en la kadron de pajla ĉapelo apud li. Ne estas ekskludebla la ĉeesto de helpanto, nek la ripetado de la foto ĝis li atingis la deziratan rezulton. Tio verŝajne lacigis lin, ĉar lia uzata procezo postulis multan tempon. Oni ankaŭ devas imagi la simplajn kaj metiistajn ilojn, kiujn li uzis tiam.

Krome, ĉi tio similas al unuopa kadro de filmo, sed Bayard estis samtempe scenaristo, reĝisoro, fotisto kaj la ĉefa aktoro. Do por atingi la finan bildon, li devis montri kreemon, talenton kaj imagon en preskaŭ ĉiuj dimensioj de filmo. El la daŭra publikigo en libroj kaj albumoj evidentiĝas, ke li sukcesis. Kvankam ne perfekte teknika (estis la komencoj de fotografio), ĝi daŭre estas publikigata.

Laŭ esploroj en la literaturo pri fotografio, ĉi tiu foto ne havis grandan influon sur la posta traktado de Bayard. Tamen la bildo “La droninto” eniris trankvile kaj eterne en la historion de mondfotografio ne nur kiel la unua aŭtoportreto de la “malluma ĉambro”, sed ankaŭ kiel la unua fotografia bildo en la ĝenro de kompozicio. Kaj ne kiel ajna kompozicio, sed kiel simbolo de civitana sinteno kontraŭ maljusto — do kiel protesto per artaj rimedoj. Samtempe Bayard ŝajne antaŭvidis la transformon de fotografio en mediumon, kiu montras la “forton de la bildo”, tiel disvastiĝinta kaj utila en la lastaj du jarcentoj.