Albspirit

Media/News/Publishing

“Zeqine na numëro, shih sa veta jena bo”!/Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës në ditën e 20-të

Mijëra protestues kanë marshuar këtë mbrëmje në rrugët e Tiranës, duke vijuar mobilizimin qytetar që prej ditësh po mbledh pjesëmarrje të konsiderueshme, për të kërkuar rrëzimin e klasës së vjetër politike. 

Pasi u mblodhën në qendër të qytetit, protestuesit nisën marshimin në grup përgjatë akseve kryesore të Tiranës, ndërsa thirrjet kundër qeverisë dhe establishmentit politik kanë dominuar atmosferën.

Një nga sloganet ironike e dëgjuar gjatë marshimit ishte: “Zeqine na numëro, shih sa veta jena bo!”, një referencë ndaj deputetes së PS Zeqine Çaushi, thirrje që shkaktoi reagime dhe duartrokitje nga pjesëmarrësit.

Gjatë lëvizjes së turmës janë dëgjuar vazhdimisht thirrje si “Rama n’burg, Berisha n’burg” dhe “Shqipëria e shqiptarëve”, ndërsa pjesëmarrësit kanë deklaruar se protesta do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. 

https://www.tpz.al/aktualitet/zeqine-na-numero-shih-sa-veta-jena-bo-protestuesit-marshojne-ne-rruge-i325241