Albspirit

Media/News/Publishing

Daut Haradinaj: E larë me diell, e veshur me hënë, in memoriam Ganimete Gjylani!

 

Sot, 28 vite më parë, ra dëshmore Ganimete Gjylani. Ajo, si vajzë e re dhe e brumosur me ndjenjën e patriotizmit, u bë shembull i vetëmohimit dhe sakrificës përkrah shumë shokëve e shoqeve të saj.

E lindur më 6 prill 1979, saktësisht një vit pas meje, Ganimetja dëshmoi se atdhedashuria nuk njeh moshë, por vetëm vullnetin dhe gatishmërinë për liri.

Lavdi e përjetshme Ganimete Gjylanit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!