Albspirit

Media/News/Publishing

Alket Veliu: Hajredin Isufi nuk rreshti deri në frymën e fundit së punuari për Çamërinë

Alket Veliu, drejtuesi i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini” në një postim kushtuar Hajredin Isufit që ndërroi jetë shkruan se historiani dhe personaliteti i shquar nuk rreshti së punuari për Çamërinë deri në frymën e fundit.

“Nuk do ta harroj kurrë telefonatën 2 vjet më parë, kur e pyeta nëse do të vinte në Itali për një konferencë për Çamërinë dhe ai m’u përgjigj: “Do të vij, sa të kem frymë, do të jem kudo që flitet për Çamërinë”.

Vërtet, ai nuk rreshti së punuari për Çamërinë. Edhe i sëmurë, në takimin e fundit pak ditë më parë, ai fliste për projekte dhe botime. I mbijetuari i  gjenocidit, që sfidoi moshën për të dëshmuar Çamërinë.

Një mik i rrallë, bisedat me të cilin do më mungojnë.

Lamtumirë profesor Hajredin Isufi”, shkruan ai. Hajredin Isufi ndërroi jetë në moshën 93-vjeçare.

https://5pyetjet.al/2026/09/07/shuhet-historiani-hajredin-isufi-i-mbijetuar-i-gjenocidit-grek/embed/#?secret=JXEnaCura3#?secret=5ES9ZGrbey