Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: Gratë mbajnë mend të ardhmen…

Në malin përballë ra dëbora e parë,
vdes qytetit eleganca, erë dhe acar.
Të gjithëve u pëlqen një histori mëkati,
thur një ëndërr me pesë qindarka mesazhi.

Gratë kanë filluar të mbajnë mend të ardhmen,
ç’e kanë këtë fiksim,
me përrallat e dashurisë,
dhe atë fundin: përgjithmonë të lumtur?

Janë në gjysmën e rrugës,
agjërim e ngashnjim,
për të qënë vetvetja,
ndjellin, ndjekin dredhore ndjenje,
ende të paçelura,
dhe dalin të verbëra.

Në malin përballë ra dëbora e parë,
në qytet vdes eleganca, erë dhe acar…