Albspirit

Media/News/Publishing

India ratifikon marrëveshjen e Parisit për klimën

India ratifikon marrëveshjen e Parisit për klimën

India, që është njëri prej emetuesve më të mëdhenj të gazit serrë në botë, formalisht i është bashkuar Marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike.

“India ka dërguar ratifikimin e Marrëveshjes së Parisit në Kombet e Bashkuara”, thuhet në një deklaratë të publikuar sot nga OKB.

Marrëveshja, për të cilën janë pajtuar rreth 200 shtete në Parsi dhjetorin e kaluar, ka për qëllim që të zvogëlojë emetimet e gazit, duke mos përdorur lëndët djegëse fosile me qëllim që të ulet ngrohja glovale për dy gradë celsius, transmeton REL.

Marrrëveshja e Parisit do të hyjë në fuqi, pasi të paktën 55 shtete ta ratifikojnë atë/ shtetet që janë bashkuar për këtë marrëveshje prodhojnë të paktën 55 për qind të emetimit të gazit në botë.

India ka rreth 4.5 për qind të emetimit të gazeve serrë.