Albspirit

Media/News/Publishing

Shoqja e çuditshme e Rita Orës, ja çfarë i ka bërë këngëtares shqiptare!

Andreja Pejic është shoqe e ngushtë e Rita Orës prej një viti. Në një postim më të ri, ajo ka treguar se njëherë e kishte shtyrë këngëtaren e famshme shqiptare poshtë shkallëve. “Momenti më i mirë që kam pasur me Rita Orën ishte kur e kam shtyrë shkallëve”, ka shkruar ajo në një postim në Instagram.

Mirëpo, Rita duhet të ketë vërtet kujdes me kë shoqërohet, pasi më poshtë jua sjellim disa të dhëna interesante për shoqen e saj. Andreja Pejic që në fakt ka lindur si Andrej Pejic, është një modele australiane me origjinë ballkanike, e cila deri në vitin 2014 ka qenë mashkull, njofton Telegrafi.

Pejic ka lindur në Tuzla të Bosnje e Hercegovinës. Nëna e saj, Jadranka Savic, është serbe, kurse babai i saj, Vlado Pejic, është kroat. Prindërit e saj u ndanë pak kohë pas lindjes së modeles. Gjatë luftës në  Bosnje, Andreja dhe vëllai i saj shkuan me nënën në Serbi, ndërsa pas bombardimit të Serbisë nga NATO në vitin 1999, nëna e saj nisi një proces të migrimit në Australi.

Në vitin 2000, ata u vendosën në Melbourne të shtetit Victoria si refugjatë politikë. Asokohe Andreja ishte tetë vjeç. Në fillim të karrierës si modele (si 17 vjeçare), Pejic reklamonte edhe tesha të meshkujve edhe të femrave. Në Javën e modës në Paris, në vitin 2011, ajo reklamoi rroba të të dy gjinive të Jean­Paul Gaultier dhe të meshkujve për Marc Jacobs

Për disa vite, ajo bënte modelen e dyfishtë, ndërsa nuk mungonin angazhimet e saj edhe në panele të modës, apo pjesëmarrje nëpër video muzikore. Madje ka luajtur edhe në filma dhe serialin turk, “Fatih”.

Please follow and like us: