Sekrete bukurie nga India
Flokët janë gjysma e bukurisë së femrave. Siç dihet, femrat indiane kanë flokë të gjatë dhe shumë të shëndetshëm. Më poshtë po ju japim disa këshilla si të keni flokë të bukur si femrat indiane.
Përdorni lëngun e aloe vera.
Mos ndoshta rrotull në ndonjë vazo në shtëpi keni aloe vera? Është koha për ta vënë në përdorim! Lëngu i saj stimulon rritjen e flokëve dhe është i dobishëm për kujdesin e kokës. Këpusni disa gjethe aloe vera. Prisni në gjysmë që të dalë lëngu. Masazhojeni kokën me lëngun e saj dhe lëreni maskën për rreth 2 orë. Nëse dëshironi mund ta mbani dhe gjatë gjithë natës.
Shpërlani kokën me ujë të ftohtë pas larjes së zakonshme
Përpiquni që ta ktheni në një zakon. Uji i ftohtë mbyll poret dhe kjo gjë sjell rritjen e qarkullimit te gjakut duke bërë që flokët tuaj të rriten më shpejt. Veç kësaj flokët tuaj do të bëhen dukshëm më të shndritshëm.
Lani flokët me uthull molle.
Kjo duhet aplikuar disa herë në muaj. Uthulla e mollës do t’ju ndihmojë për të pasur flokë të shëndetshëm. Lani flokët tuaj. Përdorni uthullën e mollës në vend të zbutësit të flokëve. Mos e shpëlani atë, vetëm në rast se ka një erë të fortë.
Trajtojini flokët me maska që përmbajnë proteina
Po ju tregojmë një hile të thjeshtë për të luftuar mungesën e proteinave: Merrni dy vezë me temperature ambienti. Ndajini te bardhat nga e verdha. Merrni të bardhat e vezëve dhe aplikoni në rrënjët e flokëve. Për efekt me të mirë, ju mund të mbështillni kokën.
Përdorni vajra esenciale
Vajrat e bajameve, kokosit, rozmarinës, trumzës kanë një efekt pozitiv në flokët tuaj duke i siguruar atyre një numër të madh vitaminash dhe komponentësh bimorë.