Albspirit

Media/News/Publishing

Për një model Shuman në politikë

orban

Nga Lavdrim Lita

Modelet ndryshojnë me kohën, lidërët ndryshojnë nga rrethanat. Modeli “Putin” që adhurohet e praktikohet në disa vende të rajonit tonë mori dje përgjigjen e merituar në humbjen e referendumit të kryeministrit Viktor Orban, i cili thirri një referendum kundër politikave të BE për kuotat e emigrantëve në Hungari. Maxhoranca e qytetarëve hungarezë e braktisi modelin e politikës oligarkike, duke protestuar në heshtje dhe qëndruar në shtëpi.

Referendumi i thirrur nga kryeministri Orban ishte në formë proteste dhe një mënyrë për të bllokuar vendimarrjen e përbashkët europiane të sanksionuar në traktatet e BE. Veprimi i kryeministrit Orban nuk ishte vetëm një kryengritje kundër vendimit të BE-së, por edhe kundër një fenomeni, që ai e cilëson emigracionin si “helmim” të kulturën europiane dhe burim i terrorizmit nga myslimanët. Orban ia faturoi “helmimin” e Europës kancelares gjermane Merkel, e cila përmes politikës së dyerve të hapura për azilantët sirianë ka orientuar emigracionin masiv.

Modeli Orban ka tipare të paradigmës Putin në kthimin e institucioneve në instrumente të mbajtjes së pushtetit pa prodhuar mirëqenie. Pak vite më parë Orban synon ta kthentë bankën qendrore në një zyre poste, kufizim të lirisë së mediave, internetit dhe sulmin ashpër ndaj opozitës. Ai madje ka deklaruar se liberalizmi i aplikuar në demokraci është i panevojshëm. Oban kërkon një demokraci të kontrolluar dhe për këtë arsye ka marrë duartrokitjen e Putinit.

Për kundër modelit Orban qëndron modeli Shuman në politikën europiane, që ndiqet nga kancerlarja gjermane Angela Merkel. Robert Shuman, i mirënjohur si arkitekti i Europës, ka qenë disa herë Ministër i Jashtëm e kryeministër i Francës dhe përmes “deklaratës Shuman” nisi një proces bashkimi e pajtimi të Europës të shkatërruar nga Lufta e Dytë Botërore. Modeli i tij është modeli i një lideri të butë, por të vendosur, që kur vështirësia për të marrë vendime më shumë e inkurajonte sesa e demoralizonte.

Robert Shuman është përfaqësues i modelit “pro” në politikë, sipas tij, aleanca e njerëzve “pro” është mekanizmi më transformues për të ndikuar në një shoqëri të lirë dhe demokratike. Sekreti i aleancës “pro” është tek vendosja e mirëqenies, zhvillimit dhe paqes në radhë të parë. Aleanca kundër është e përacaktuar të dështojë në mjedis plotësisht të korruptuar.

Nocioni i solidaritetit që është në themel të Bashkimit Europian është “nocion Shuman” që cdo lider nevojitet të përqafojë. Gjuha e shantazhit drejtë institucioneve vendase dhe europiane është një model lindor që Orban, Putin e ndonjë tjetër e kanë përdorur sa herë nevojitet për të hutur mendjet e njerëzve.

Please follow and like us: