Një ekip nga Vilafrancane, në Jug të Spanjës, ka fituar konkursin e “Kullës njerëzore” për të 8 -in vit radhazi.
Rreth 20 mijë spektatorë ndjekin çdo vit garën e 32 skuadrave që marrin pjesë në konkursin e kullave.
Eventi në fjalë zhvillohet në Katalonia, që nga shekulli i 18 -të. Çdo skuadër, përfshirë fëmijët, ndërtojnë me trupat e tyre, duke u ngjitur njëri mbi tjetrin, kulla njerëzore duke tentuar të ngrihen gjithnjë e më lart se konkurentët.
UNESCO e ka shpallur konkursin e kullave si një shembull të vyer të trashëgimisë kulturore të paprekur.