Albspirit

Media/News/Publishing

15 këshilla si të bëni një mashkull për vete

si të bëni një mashkull për vete

Kontaktoni me sy

Mos e largoni shikimin kur t’ju ndeshen sytë. Kontaktoni me sy dhe, më pas, buzëqeshni, në mënyrë që ai ta dijë se jeni miqësore dhe t’ju afrohet.

Bisedoni me të

Shkoni drejt e tek ai dhe thojini “çkemi”. Pasi të prezantoheni, do ta keni shumë më lehtë që të bisedoni më pas.

Përmendeni një ngjarje ku doni të merrni pjesë

Thoni se jeni duke “vdekur” për të parë një film. Shpresojmë se ai do t’ju kuptojë si duhet dhe t’ju ftojë për ta parë.

Bëhuni miq me miqtë e tij

Nëse bëheni nervozë teksa bisedoni me të, atëherë bisedo me shokët e tij. Sapo të krijoni një raport të mirë me ta, atëherë ata do ta thonë një fjalë të mirë për ju.

Pëlqeni postimet e tij në rrjetet sociale

Nëse nuk e keni shtuar atë ende në “Facebook” ose “Instagram”, atëherë bëjeni një gjë të tillë. Më pas mund t’i pëlqeni postimet e tij për t’ia bërë atij me dije se jeni e interesuar.

Ftojeni në takim

Nëse doni që të kaloni kohë me të jashtë shkollës, atëherë organizojeni një takim ose festë dhe ftojeni atë aty. Me atë rast ai do t’ju shohë juve në një dritë të re.

Trajtojeni si çdo djalë tjetër

Nëse bëheni tepër nervoze teksa bisedoni me të, atëherë kurrë nuk do të keni shans që ta njihni njëri-tjetrin. Për këtë arsye, duhet ta trajtoni si çdo djalë tjetër. Fundja, edhe ai njeri është.

Jini pozitivë

Nëse mendoni se ai kurrë nuk do t’ju dojë juve, atëherë vetë do ta përjashtoni veten nga kjo mundësi. Duhet të mendoni pozitivisht, nëse doni që në jetë t’ju ndodhin ngjarje të mira.

Jepini numrin e telefonit

Nuk është e thënë që t’ia jepni numrin për ta organizuar një takim. Ju mund t’i thoni atij se ia jepni dhe i këmbeni numrat për rast të ndonjë emergjence. Nëse nuk shkoni në shkollë ndonjë ditë, që ta pyetni njëri-tjetrin për detyra etj.

Përfshihuni në grupet ku është ai

Nëse ai merret me boks, kjo nuk domethënë se edhe ju duhet ta bëni të njëjtën gjë. Edhe pse nuk do të ishte keq. Sa më shumë që e shihni, aq më të mëdha do të jenë gjasat që të jeni bashkë në lidhje.

Vishuni mirë

Meshkujt janë krijesa vizuale. Atyre u pëlqen që ta shohin një femër seksi, prandaj vishuni bukur për ta impresionuar atë.

Vini re gjestet e trupit

Nëse i kushtoni vëmendje gjuhës së trupit të tij, atëherë do të jeni në gjendje që ta merrni vesh se a është i lirë apo jo. Kur ta shihni se është i lirë, atëherë afrojuni dhe bëjani ditën edhe më të mirë.

Flirtoni

Kur ta shikoni, rrihini qerpikët, lëpini buzët dhe prekni flokët. Bëni çdo gjë që të mundeni për t’ia bërë atij me dije se jeni e interesuar, në mënyrë që ai t’ju ftojë në takim.

Bëni komplimente

Thoni atij se sa ju pëlqen stili i tij i ri i flokëve, apo sa seksi duken muskujt në bluzën e tij të re. Atij do t’i pëlqejnë komentet tuaja.

Jepini një dhuratë

Pasi të jeni afruar, jepini një dhuratë, një shenjë të vogël të vëmendjes. Përgatitni disa dhurata, apo jepini atij një dhuratë të blerë nga dyqanet qoftë edhe të lira, mjafton që ta bëjë atë që të mendojë për ju.

Please follow and like us: