TURQI – Policia mbyll televizionin kryesor të opozitës
Policia turke bastisi sot zyrat kryesore dhe qendrën e televizionit IMC-TV, një kanal i rëndësishëm opozitar.
Gazetarë dhe politikanë të ndryshëm të opozitës po përdorin median sociale për të njoftuar mbylljen e këtij televizioni.
IMC-ja gjithashtu ka konfirmuar sulmin nga policia e armatosur në Twitter.
IMC-ja është në mesin e më shumë se 20 kanaleve që Autoriteti Turk i Transmetimit urdhëroi mbylljen javën e kaluar duke u kritikuar rëndë nga grupet e lirisë së shtypit si Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve.
Kjo masë prek kryesisht transmetuesit kurdë dhe të majtë duke përfshirën nje kanal për fëmijë, që shfaqte filma multiplikative të dubluara në gjuhën kurde.
“E drejta e informimit është penguar dhe kjo është antidemokratike dhe e papranueshme”, tha Hamza Aktan, redaktor i lajmeve të IMC-TV.