Pixie Lott e ndez rrjetin me poza nga plazhi
Pixie Lott po vazhdon të shijojë pushimet e saj të nxehta në Greqi.
Bukuroshja bjonde ka treguar figurën e saj të bujshme përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, gjatë një dite relaksuese në Chania, Kretë, të martën, përcjell Bota Sot.
Princesha e popit u shfaq me bikine në ngjyrë të ndritshme, ulur në një stol druri.
Krijuesja e hitit “Mama Do”, poashtu shihet duke hyrë në një kishëz pranë hotelit luksoz me pesë yje “Domes Noruz Chania”, ku po qëndron bashkë me të dashurin e saj Oliver Cheshire.
Kujtojmë se 25-vjeçarja së fundmi ka treguar dëshirën e saj të madhe për tu bërë nënë./BS/
Please follow and like us: