Plas skandali me tekstet shkollore, nxënësi i klasës së parë mëson ‘këlysh bushtre’
Këtë vit shkollor janë hasur problematika të shumta, të cilat ndonëse premtohen se do të rregullohen, ndodh që vitin pasardhës të shtohen edhe më shumë ngërçet. Jo vetëm radhë të gjata për të blerë libra, apo mungesa e teksteve janë problemet më elementare po të mendosh që një fëmijë në klasë të parë të mësojë një fjalor aspak të përshtatshëm. Sipas tekstit që është bërë publik në faqen e Facebook-ut tek “NismaThurje”, shkruhet se fjalët që mësohen në klasën e parë janë skandaloze. “Këlysh bushtre. I menderosur. Kafkë”. Këto janë fjalët që mësohen në klasën e parë.
Denoncimi
“Përshëndetje. Doja të ndaja një shqetësim me ju. Mbesa ime këtë vit hyri në klasë të parë, deri këtu çdo gjë mirë, por në fletoren e saj të punës vura re tekstin e mëposhtëm në foto.
Me thoni pak, është normale që fjalët kafke, menderosur dhe këlysh bushtre të jenë ne tekstet mësimore për klasën e parë.
Ministrja e Arsimit as që e ka vene ujin në zjarr për këto gafa “akademike”, por na servir mësimin digital në shkolla.