Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet bosi kalabrez i mafies, fshihej pas dollapit

Një bos mafieje nga Kalabria u arrestua nga policia italiane në një dhomë sekrete në shtëpinë e tij 5 vjet pasi u arratis gjatë një vizite në spital, lajmëruan autoritetet italiane ditën e sotme.

Bosi 54-vjeçar, Antonio Pelle, ishte në listën e të arratisurve më të rerzikshëm të vendit. Ai po përballet me një dënim 20 vjeçar për trafik armësh dhe droge, dhe si anëtar i një klani mafioz.

Në videon e arrestimit duket koka e Pelle-s që del nga pjesa e sipërme e një dollapi në shtëpinë e tij në Benestare, një qytezë e vogël në jug të Italisë.

“50 prej nesh kërkuan në vilën dy-katëshe ku Pelle kishte jetuar gjithmonë, por u desh një sy shumë i vëmendshëm për të zbuluar vendin ku fshihej ai,” tha komandanti i policisë Francesco Ratta.

Pelle fshihej në një si tip dhome që ndodhej pas dollapit. Dhoma përmbante një dyshek, një freskuese, shishe uji dhe disa të holla.

I arrestuar në fillim në vitin 2008, Pelle arriti t’i shpëtonte policisë 3 vite më vonë kur u dërgua në spital për trajtim mjekësor.

Prokurorët thanë se ai ishte kreu i familjes kriminale Pelle-Vottari, 6 anëtarë të së cilës u vranë në Duisburg, Gjermani në vitin 2007 si pjesë e një grindjeje të vazhdueshme me një klan rival nga qyteti kalabrez San Luca.

Gjatë dy dekadave të fundit mafia kalabreze e njohur si Ndrrangheta, është bërë mafia më e fuqishme dhe më e pasur e Italisë për shkak të rolit të saj në trasnportin e kokainës në Amerikën e Jugut.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpoliziadistato.it%2Fvideos%2F944443239034784%2F&show_text=0&width=400

Please follow and like us: