Albspirit

Media/News/Publishing

Rita plot stil befason Londrën

Rita Ora

Rita Ora së fundmi është bërë nikoqire e spektaklit “America’s Top Next Model”, ku shfaqi gjatë tërë kohës stilin e saj elegante.

Por, këngëtarja shqiptare është parë me një veshje rastësore gjatë mbrëmjes së djeshme në aeroportin Heathroe , ku u kthye pas disa ditësh që ajo kaloi në Romë, përcjell Bota Sot.

Ylli 25-vjeçar dukej e qetë, por sikur kishte të ftohtë, me një veshje sportive të markës Adidas.

Megjithëse nuk zbuloi shumë nga lëkura e saj, bukuroshja bjonde dukej mjaft në formë.

Kujtojmë se Ora së shpejti do të sjellë projekti e saj të ri, për të cilin po punon tash e sa kohë./BS/ 

Image
Please follow and like us: