Albspirit

Media/News/Publishing

Rama promovon ‘Kurbanin’ me 13 tetor në Beograd

Edi Rama promovon 'Kurbanin' me 13 tetor në Beograd

Promovimi do të bëhet në hotelin Crown Plaza.

Në kuadër të vizitës që do ti bëjë kryeqytetit serb, Edi Rama do të shfrytëzojë rastin edhe për të prezantuar veprën e tij – “Kurban”, botuar në vitin 2011-të.

Libri është një rrëfim i shkruar me një frymë për Shqipërinë reale dhe Shqipërinë e mundshme, në traditën më të çmuar të publicistikës shqiptare, nga pena e një njeriu të cilin dëshira për të sjellë shumëçka të re e gozhdoi në kufirin midis të dyjave; një manual i qytetarisë shqiptare post-komuniste, sot të rrezikuar si kurrë më parë nga vërshimi i kaosit, halldupërisë dhe maskarallëkut, shkruan KultPlus.

Rama do ta promovojë librin e tij me 13 tetor, të enjten tjetër, gjatë Forumit të Sigurisë në Beograd, që mbahet nga 12 e deri me 14 tetor të këtij viti. Pas Beogradit, bëhet e ditur se libri do të promovohet edhe për artdashësit në qytetin tjetër serb, në Nish.

Promovimi do të bëhet në hotelin Crown Plaza, shkruan KultPlus

Djordje Bozoviq është përkthyes i librit nga gjuha shqipe në gjuhën serbe, ndërsa Samizdat është shtëpia botuese. Gazeta Tanjug nga Serbia citon Shkëlzen Maliqin të thotë për Edi Ramën se “ai është shkrimtar dhe se dëshmia e tij mbi jetën aktualisht në Shqipëri do të jetë interesante për lexuesit”.

Mediet serbe shkruajnë se ka mundësi edhe për një ekspozitë të vogël me punët artistike të kryeministrit Edi Rama.

Please follow and like us: