Albspirit

Media/News/Publishing

Rrëfimi i kunatit: Si u gjet i vdekur pas 3 ditësh gjykatësi i poetëve

Rrëfimi i kunatit: Si u gjet i vdekur pas 3 ditësh gjykatësi i poetëve

Ish-gjyqtarin famëkeq Subi Sulcen e përndoqi deri në fund historia e dy poetëve Vilson Blloshmi e Genc Leka, të cilët i dënoi me vdekje.

Robert Bushka, kunati i Sybi Sulce, rrëfen për “Report Tv” se gjyqtari vitet e fundit të jetës i kaloi në vetmi. Gruaja i kishte vdekur, fëmijë nuk kishte, ndërsa shoqëria e kishte përbuzur për dënimet që kishte dhënë në të shkuarën nën petkun e gjykatësit.

Bushka e justifikon veprimin e kunatit. “Sybiu ishte njeri i ndershëm, regjimi e bënte të keq”.

Por nuk mund të mos e prekë në rrëfim momentin kur e gjeti Sybiun, 3 ditë pasi ai kishte ndërruar jetë.
“E kuptuam që i kishte ndodhur diçka sepse nuk përgjigjej në telefon. Pasi shkova në banesë, dera ishte e mbyllur. Lajmëruam policinë e cila u fut nga dritarja. Sybiu ishte i shtrirë në divan me pult në dorë.

“Jetonte i vetëm, gruaja i ka vdekur, fëmijë nuk ka. Sybiu njeri i ndershëm pavarësisht se regjimi e bënte të keq. Personat që ka dënuar ishin nga sistemi jo nga Sybi”.

Madje, kunati nuk heziton të sjellë detaje për gjyqtarin nga gjyqi që i bëri poetëve në Librazhd.
“Dënimin e dhënë në Librazhd, Sybiu nuk e ka pranuar çështjen. Për këtë është shtruar në spital, por e detyruan ta gjykonte çështjen”.

Jeta e gjyqtarit të komunizmit nuk vijoi normale. Kunati thotë se në vitet e demokracisë ai është përballur me kërcënime për vdekje.
“Sybiun e kanë kërcënuar në praninë time nga një person që e ka dënuar me 20 vjet heqje lirie, madje e kanë kërcënuar edhe në sytë e mi”.

Shkak të vdekjes, sipas kunatit, ka vetëm një, natyrale.

Ish-gjyqtari, Subi Sulçe, që dënoi me vdekje dy poetët e Librazhdit, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare. Burime të policisë së Korçës bëjnë të ditur se trupi i pajetë është gjetur mëngjesin e të mërkurës. Por Sulçe kishte ndërruar jetë tre ditë më parë nga dita që u gjet i pajetë.

Please follow and like us: