Albspirit

Media/News/Publishing

Brenda shtëpisë sekrete të pushimit të Vladimir Putinit

 

 

Vladimir Putin besohet se është pronari i një kompleksi gjigant, që fshihet thellë në malet e pjesës jugore të Rusisë. Shtëpia e veçantë e ka kulmin e mbuluar nga bari, në mënyrë që presidenti të mos diktohet nga spiunët perëndimor. Derisa në pjesën e prapme është mali i dendur me drunj, përpara ndodhet liqeni, kurse anash helipadi. Pjesa e brendshme e shtëpisë ka një arkitekturë unike të stilit skandinav, derisa mobiliet kanë kualitet të lartë. Në këtë vendqëndrim sekret që ndodhet në Karelia, Putini është parë duke i kaluar pushimet gjatë muajit korrik. Këto pretendime i ka bërë televizioni i pavarur rus Rain Tv, duke u bazuar në një burim të sigurt.

Please follow and like us: