Albspirit

Media/News/Publishing

3 mijë euro çdo shqiptari për të hyrë si polak në Britani

Europol ka shkatërruar një organizatë ndërkombëtare, që merrej me trafikimin e ukrainasve dhe shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe.

Pas më shumë se një viti hetimesh, 11 të dyshuar janë arrestuar në Poloni. Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, janë konfiskuar pajisjet e komunikimit, pasaporta polake dhe kartat e identitetit të përdorura nga rrjetet kriminale.

Vitin e kaluar Roja Kufitare polake kishte filluar një hetim për një grup të organizuar kriminal, që merrej me kalimin e paligjshëm nga Polonia në Britaninë e Madhe. Grupi kriminal përbëhej nga shtetas kryesisht polakë që jetonin në Poloni dhe Britani.

Europol thotë se shtetasit ukrainas dhe shqiptarë mbërrinin në Poloni në mënyrë të ligjshme. Më pas kanë marrë karta identiteti polakë, me të cilat kanë udhëtuar në Britaninë e Madhe.

Kartat e identitetit ose janë blerë ose janë lënë me qera. Çdo “klient” duhej të paguante deri në 3500 euro për një kartë të tillë.

Ndërsa prisnin në Poloni, shqiptarët dhe ukrainasit mbaheshin të strehuar në motele. Më pas dërgoheshin në aeroportet e ndryshme në Poloni për tu nisur drejt Britanisë.

Madje ata bënin dhe trajnime se si duhet të silleshin për të mos rënë në sy. Ky rrjet kriminal vepronte prej më shumë se dy vitesh.

Please follow and like us: