Julia Roberts mori 750 mijë dollarë vetëm për një ditë në “Mother’s Day”
Sipas raportimeve, Julia Roberts fitoi 750 mijë dollarë vetëm në një ditë për filmin e saj të fundit, Mothers Day. Aktorja është paguar me 3 milionë dollarë për xhirimet që zgjatën 4 ditë, shkruan Variety. Ndërkohë që kjo shumë mund të duket shokuese, nuk është dhe aq suprizuese duke marrë parasysh se një çek të ngjashëm mori dhe për rolin e saj në Valentine’s Day. Në kulmin e karrierës së saj, në vitin 2000, Roberts u pagua me 20 milionë dollarë në rolin kryesor të Erin Brockovich, duke u bërë kështu aktorja e parë që paguhet aq shumë për një film.
Please follow and like us: